Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Zjarri te “Farmacia 10”, pasojë e një ndërtimi kriminal të mbrojtur nga shteti

Berisha: Zjarri te “Farmacia 10”, pasojë e një

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zjarrit në një pallat në zonën 'Farmacia 10' në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme.

Berisha thekson se objekti, sipas tij i ndërtuar në kundërshtim me çdo standard, është denoncuar prej kohësh nga PD, ndërsa e cilëson ngjarjen si pasojë të një “krimi të mbrojtur nga shteti”.

"Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena. Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti", shkruan Berisha. 

 

 

Të fundit