Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Zotëria me 30 mln euro është kushëri i Damian Gjiknurit

Berisha: Zotëria me 30 mln euro është kushëri i Damian

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se i moshuari, Thanas Çani, me 30 mln euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri. 

I ftuar në Syri.tv, Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik.

“Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t'u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Më herët LSI denoncoi se në emër të të moshuarit, Thanas Çani dhe 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi figuronte një biznes me vlerë 30 milionë dollarë në Lezhë.

Të fundit