Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit

Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit

Kryedemokrati Sali Berisha është zotuar para PPE-së, për zero tolerancë ndaj krimit.

Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi.

"Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim.

Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind. Mijëra shqiptarë humbën punën.

1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.

Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit. Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.

Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën", deklaroi Berisha.

Të fundit