Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha:Të krijojmë qeverinë teknike që shqiptarët të zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre

Berisha:Të krijojmë qeverinë teknike që shqiptarët

Berisha: Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër.

Të fundit