Flash News

Ditari i Opozitës

“Berishën në burg, opozitën në djall”, ish-kryeministri: Rama e pranoi se SPAK është pjellë e PS

“Berishën në burg, opozitën në djall”,

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka pranuar se SPAK është “fëmija” e PS. Sipas tij, kryeministri i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme se e do “në burg Berishën dhe në djall opozitën”.

Berisha e krahësoi këët situatë me kohën e diktaturës, kur institucionet ishin të kontrolluara nga pushteti.

“Edi Rama, kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj e këtë ta di Shqipëria e bota.

Në diktaturë ju nuk keni jetuar por institucionet quheshin si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria etj, armë të partisë. Ekzakt kjo që ju them, armë në duart e diktaturës. Këtë herë flitet për armë të PS, apo të narkoshtetit.

Kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi SPAK-un e partisë, se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën”, tha Berisha në konferencën për mediat.

 

Të fundit