Flash News

Ditari i Opozitës

"Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë ", Gjekmarkaj: Kuvendi të analizojë veten në mënyrë kritike

"Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë ",

Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se ish-lideri Sali Berisha nuk mund që të mbyllë problemet e hapura aktualisht në PD. Gjatë fjalës së tij, deputeti tha se Kuvendi duhet të analizojë veten në mënyrë kritike, duke shtuar se po pranohet kriza e identitetit.

Gjekmarkaj shtoi se Berisha ka merita në PD, por ritheksoi se është kundër aksionit politik që ka nisur ai. Ai e akuzoi ish-liderin se ndezi luftë imagjinare me SHBA-në dhe se mbajti gjallë sjelljen komuniste brenda PD.

Duke e cilësuar një ndarje të vështirë, Gjekmarkaj shtoi se Kuvendi u mblodh për t'i dhënë zgjidhje situatës.

"Jemi këtu për të zgjidhur një krizë të madhe që na ka përfshirë. Ajo që na shfaqet si luftë mes Bashës e Berishës është luftë për dy modele partish, post komuniste dhe Partisë Demokratike te dekakadave të së nesërmes. PD është e të gjithëve dhe nuk lejon që kriza e Berishës që ka dominuar PD të përcaktojë fatin e partisë.

Kriza vetjake e Berishës, raportet me SHBA janë një shkëndijë që bëri të shpërthejnë problemet e mbledhura për 30 vite. Përgjegjës është Berisha për këto probleme. Askush nuk besoj se është shërues i plagëve që ka shkaktuar vetë.

Kuvendi të analizojë veten në mënyrë kritike. Po pranon krizën e saj të identitetit se nuk mund të jetë identiteti i liderit sic ka ndodhur deri tani në raportet që ka patur me Berishën.

Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë. Nuk i mohoj meritat e tij, por sulmon trashëgiminë e vet më të mirë, sa të kushtëzojë jetëgjatësinë e PD.

Ndezi luftën imagjinare me SHBA, na ndau duke na vënë epitete. Sjelljen komuniste e mbajti të gjallë brenda PD. Lejoi vesin për hirë të kontrollit, kjo është ndarje e vështirë se është dominuese prej 30 vitesh", tha Gjekmarkaj.

Të fundit