Flash News

Ditari i Opozitës

Besart Xhaferri ironizon Ramën: Agjenti imobiliar i vitit mes dronëve dhe pastrimit të parave

Besart Xhaferri ironizon Ramën: Agjenti imobiliar i vitit mes dronëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pasi tha se do të monitorohen me dronë kantierët e ndërtimit.

Në një postim në Facebook, Xhaferri e cilëson Ramën si “agjentin imobiliar më të mirë të vitit”, dhe e akuzon për lejimin e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit përmes sektorit të ndërtimit dhe investimeve strategjike.
Ai e lidh këtë fenomen me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka ngritur alarmin për përfshirjen e karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, veçanërisht në ndërtim dhe në bregdet.  

"Agjensia imobiliare Aruba Real State sot shpalli Edi Ramën agjentin imobiliar më të mirë të vitit!
Edi Rama, lëri dronët Bayraktar mbi kantierët e ndërtimit, po për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionin në ndërtim kur do flasim?
Kryeministri, që me bekimin e tij ka lejuar që paratë e inceneratorëve dhe narkotrafikut të injektohen në ndërtim në Tiranë dhe në bregdet në një masë aq të madhe sa ngriti alarmin edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, sot duke folur me gjuhën e një njeriu që ka 12 muaj në karrigen e kreut të qeverisë dhe jo 12 vite, u zotua se do të ngrejë dronë mbi kantierët e ndërtimit.
Edi Rama deri më sot nuk ka thënë as gjysmën e një fjale për raportin e DASH, i cili flet për pastrimin e parave të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, që është i fokusuar në dy drejtime: ndërtim dhe investime strategjike në bregdet.
Si ndërtimi ashtu edhe investimet strategjike kanë një emërues të përbashkët: firmën e Edi Ramës, njeriut që ka monopolin e lejeve të ndërtimit dhe investimeve strategjike, të cilat sipas DASH janë privilegj i miqve të tij oligarkë.
Thirrjet e tua drejtuar qytetarëve evropianë për të blerë prona në Tiranë, në fakt janë thirrje për kartelet që të mos shqetësohen nga alarmi i DASH-it, por të vijnë të "investojnë" në Shqipëri.
Narkokriminalizimi i ekonomisë ka pasur pasoja dramatike për mijëra sipërmarrës shqiptarë, kryesisht ata që kryejnë eksporte, teksa Shqipëria është rast unik në botë kur GDP-ja rritet në një ekonomi që nuk prodhon asgjë", shkruan Xhaferri. 

Të fundit