Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Besnik Mustafaj: Basha politikan pa shtyllë kurrizore, Kuvendi i 18 dhjetorit ngrehinë pa themel

Shkrimtari dhe intelektuali, Besnik Mustafaj ka folur zhvillimet brenda PD-së, konkretisht thirrjen e dy Kuvendeve në 11 dhe 18 dhjetor.
Në një shkrim të publikuar në gazetanë Panorama, Mustafaj sulmon kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e cilëson politikan pa shtyllë kurrizore dhe si i tillë sipas tij, nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike.
Mustafaj shton se nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën.
“Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore”, shkruan Mustafaj.
Shkrimi i plotë:
11 dhjetori, kur “Foltorja” do ta mbledhë Partinë Demokratike në kuvend kombëtar është para dere. Javën pasuese, më 18 dhjetor, Basha me mbështetësit e tij do të mbledhë një tjetër kuvend kombëtar po të Partisë Demokratike. Në kaq pak ditë sa kanë mbetur dhe sidomos në pikën, ku ka mbërritur acarimi midis të dy rrymave duket e pamundur çdo zgjidhje e ndërmjetme, e cila do t’i bashkonte në një të dy këto kuvende. Kuvendi është pa dyshim i domosdoshëm për t’ia nënshtruar një debati të hapur e rrënjësor krizën e thellë e paralizuese, që ka pushtuar Partinë Demokratike dhe për të marrë vendimet e përshtatshme programore dhe statutore, që do t’i jepnin një jetë të re, të shëndetshme të kësaj force politike, ekzistenca dhe aksioni i të cilës janë sot për sot jetike për pluralizmin dhe demokracinë.
Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit publik. Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal. Nga maji, kur Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shpalljen e tij non grata e deri në shtator, kur do të ndizte flakadanin e “Foltores”, ai u kujdes për të ndërmarrë masat e nevojshme, që do të tregonin se nuk pajtohet me një vlerësim të tillë nga DASH, nuk do ta kalonte me shpërfillje si të parëndësishëm për dinjitetin e tij dhe se do të ndiqte rrugën e drejtësisë për ta zgjidhur, që do të thotë se e shihte si një çështje private, ku nuk do të kërkonte të përfshihej në një mënyrë apo një tjetër Partia Demokratike.
Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend. Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha. Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH. Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike. Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën. Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore.
Përtej masave që kishte marrë ndërkohë për ta inkuadruar qartë hallin e vet si një çështje pastërtisht private, Berisha e mori nismën e tij i bindur paraprakisht se ky problem nuk do të mund të mbetej jashtë bashkëbisedimit të tij me demokratët dhe, nëpërmjet tyre, me mbarë opinionin publik shqiptar. Në këtë qasje, në të cilën ishte i përfshirë doemos edhe Lulëzim Basha, ai nxori një mësim shumë të dobishëm, parimor për statusin e Partisë Demokratike, por edhe bëri, sipas meje një gabim, të cilin vetëm e thelloi nga foltorja e parë deri tek e fundit.
Gabimi qëndron te shpjegimet e përsëritura dhe këmbëngulëse rreth pyetjes se përse Departamenti Amerikan i Shtetit arriti te ky vendim i rëndë për ta deklaruar atë si person non grata, pyetje që, për hirë të së vërtetës, ai ia drejtonte vetes. Nga sa është transmetuar në media, unë nuk kam dëgjuar asnjë nga pjesëmarrësit nëpër foltore, nga jugu në veri, t’ia drejtonte. Dhe kjo më duket harresë nga ana e tyre, as drojë. Ne, demokratëve, na mjaftonte vendosmëria e tij për t’u pastruar nga akuzat përmes një drejtësie të paanshme. Nga ana tjetër, – dhe kjo më duket më kryesorja, – gjithë këto shpjegime nuk kishin e nuk kanë asnjë lidhje me arsyen madhore, që i kishte mbledhur demokratët rreth tij: nxjerrja e Partisë Demokratike nga agonia, reformimi i saj i gjithanshëm për ta vitalizuar (rithemelimi) duke e ngjitur aksionin e saj politik opozitar në lartësinë ku e kërkon historia. Shpresoj se Berisha nuk do t’i kthehet me tepri këtij argumenti edhe gjate ditëve të Kuvendit.
Por, shumë më i rëndësishëm se ky gabim është, sipas meje, identifikimi përmes këtij rasti i një dobësie me pasoja shumë të rënda për interesat kombëtare në rrethanat kur Partia Demokratike të marrë një ditë pushtetin dhe të ketë në dorë drejtimin e vendit. Fjala është për humbjen e sovranitetit në marrjen e vendimeve nga ana e udhëheqësisë së saj. Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta. Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta. Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin.
Një qëllim i tillë përbën kauzë me rëndësi të madhe për mbarë shoqërinë dhe kombin. I gjithë reformimi i PD-së (rithemelimi), i artikuluar nga Berisha, bëhej kështu plotësisht i ligjshëm si shërbim ndaj kësaj kauze. Nuk e kuptova asnjëherë përse, duke kaluar nga një foltore në tjetrën, nga rrethi në rreth, Berisha sikur e nxori pak në harresë këtë kauzë, duke humbur kohë me përsëritje akuzash ndaj Bashës apo edhe me skenarë rreth Sorosit dhe faktorëve të tjerë ndihmës, të cilët ndikuan mbi Departamentin e Shtetit për shpalljen e tij non grata. Më e pakta, që mund të them lidhur me këto aspekte të ligjërimit të tij gjatë foltoreve është se ai nuk e ruajti sensin e masës. Për pasojë, ai rrezikoi më shumë se një herë ta shfokusonte komunikimin e vet. Gjithsesi, më kryesorja u ruajt deri në fund: shtylla politike si mbajtëse e palëkundur e kësaj nisme. Kjo premton që edhe Kuvendi i 11 dhjetorit të jetë thellësisht politik për ta analizuar krizën e thellë, në të cilën gjendet partia duke gjetur edhe zgjidhjet statutore programore dhe ekipin e përshtatshëm për t’i çelur asaj dhe krejt opozitës perspektivën e kthimit të shpejtë në rolin e vet historik në shërbim të shoqërisë dhe të kombit.
Lulëzim Basha me bashkëpunëtorët e tij, nga mungesa e vizionit ose zgjedhja e një strategjie të gabuar, qysh në shpërthimin e kësaj krize e deri në fund të fushatës së “Foltores” kanë qëndruar me këmbëngulje jashtë debatit politik, të mbyllur në zyrë me njëri – tjetrin, duke kundërshtuar në mënyrë virtuale mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit me argumente vetëm teknike apo proceduriale. Madje, Basha dhe ekipi i tij nuk e pranuan asnjëherë faktin se ka krizë apo se ka rrezik përçarjeje të partisë. Pra, ata refuzuan, do të thosha verbërisht, të bëjnë politikë. Për pasojë, ata përjashtuan çdo mundësi komunikimi me rrymën përballë, komunikim ky që do të duhej të ishte intensiv dhe në rritje, kryesisht publik, i cili sigurisht që do t’i pasuronte idetë në të dy platformat, duke nxjerrë në pah edhe pikat e përbashkëta lidhur me domosdoshmërinë për reformim të thellë të partisë. Por ky komunikim do të duhej të ishte edhe “diplomatik”, me takime larg syve të publikut, në emër të interesit të përbashkët dhe vetëm të këtij interesi.
Basha dhe të vetët, madje, mbyllën veshët edhe ndaj propozimeve që vinin nga demokratë të shqetësuar e që nuk ishin pjesë e asnjërës palë. E tillë më duket mua, për shembull, platforma për një konventë kombëtare, që shtroi publikisht ish-deputeti Romeo Gurakuqi. Jo. Sepse ata ishin të vendosur të flisnin vetëm në gjuhë teknokratike, rrjedhimisht të pakuptueshme për demokratët e shqetësuar. Për më keq, kjo strategji “apolitike” e veshi sjelljen dhe ligjërimin e tyre me një arrogancë, që vetëm e dobishme nuk ishte për rrethanat. Arroganca nuk mund ta kompensonte mungesën e përmbajtjen politike, për të cilën kishte dhe ka nevojë kjo histori. Kështu që edhe tentativa e tyre për të mbledhur një kuvend bis me 18 dhjetor më duket pa asnjë themel. Dhe, si të gjitha ngrehinat pa themel, do të shembet sa pa iu hedhur ende çatia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38