Flash News

Ditari i Opozitës

“Beteja, betejë!”, Berisha paralajmëron Ramën: Vetëm fillimi!

“Beteja, betejë!”, Berisha paralajmëron Ramën:

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se do të jetë i pranishëm sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se deputetët e opozitës, bashkë me të, do të jenë aty ku u thërret detyra.

Po ashtu Berisha paralajmëroi Ramën se ku është vetëm fillimi.

Asgjë tjetër, ia dërgoi një organizate tjetër kriminale, siç është SPAK. I cili funksionon si i tëri nën këmbët e Edi Ramës, me fabrikime dhe falsifikime. Me lidhje me bandat dhe krimin. Dhe në këtë aspekt nuk ka habi se pse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti, që demokratët janë të vendosur shumë kësaj here.

I them Edi Ramës; ky është vetëm fillimi. Deputetët do të jetë aty ku i thërret detyra. Do të jemi të gjithë. Në krah. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin. Beteja, betejë!”, tha ai.

Të fundit