Flash News

Ditari i Opozitës

Beteja e 14 majit/ "Braktiset" Alibeaj, tërhiqet edhe kandidati për Bashkinë e Lezhës, Sandër Marku

Beteja e 14 majit/ "Braktiset" Alibeaj, tërhiqet edhe kandidati

Kandidati i Bashkisë Lezhë, Sandër Marku i grupimit Alibeaj është tërhequr nga gara elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.

Tërheqja e tij është bërë e ditur këtë mesditë, një ditë pasi Alibeaj dorëzoi listën zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihet ende se me kë do të zëvendësohet emri i Markut apo arsyet e tërheqjes së tij nga kandidimi.

Pak më parë është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit edhe kandidati për bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, dhe ai i bashkisë Kurbin, Genc Doçi.

Së bashku me Gjergji Gjata nga gara janë tërhequr po ashtu dhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Bëhet me dije se ky vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet se psë është tërhequr, Genc Doçi, mjeku që figuronte në listat e dorëzuara si kandidat për Bashkinë e Kurbinit.

Të fundit