Flash News

Ditari i Opozitës

Beteja për teatrin, Berisha: Ka përsëri një grup qëndrestarësh dhe po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij

Beteja për teatrin, Berisha: Ka përsëri një grup

Kreu i PD, Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje protestat dhe betejat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet poshtë banesës së tij ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Berisha tha se edhe pas shembjes së tij, Teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

Berisha: Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare.

Betejë që zhvillohet në mes të Tiranës, në zemër të saj.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë?

Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën.

Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë.

Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar.

Është betejë për identitet kombëtar.

Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë.

Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari.

Ajo është kauzë e Shqipërisë.

Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë.

Është kauzë e të ardhmes sonë.

Të fundit