Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Betejë, deri në përmbysjen e regjimit", Basha nis turin nga Durrësi dhe i përgjigjet Ramës: Opsioni i bashkëpunimit do të jetë zero

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur nga qyteti i Durrësit turin e paralajmëruar lidhur me denoncimet të asaj që ai e konsideron si masakër elektorale.
Në një takim me strukturat e PD-së në qytetin bregdetar, Basha tha se beteja do të vazhdojë deri në përmbysjen e këtij regjimi, teksa shprehet i sigurt se përmbysja e regjimit Rama-Doshi do të jetë fundi i vetëm i kësaj beteje. Sipas Bashës, kjo betejë nuk po bëhet për Partinë Demokratike, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe se nuk do të lerë asnjë mjet, asnjë forum dhe asnjë copëz energji dhe fuqi, pa përdorur, derisa ëndrra e shqiptarëve për ndryshim të bëhet realitet.
Lidhur me ftesën e kryeministrit Rama për bashkëqeverisje, Basha tha se "për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim".
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME STRUKTURAT NË DURRËS
Së pari, mirë se ju gjej! Dua ta nis me një falënderim nga zemra për punën vetëmohuese, për sakrificën e jashtëzakonshme, për betejën e paparë që keni zhvilluar gjatë këtyre javëve dhe muajve ju si drejtuesit e një ekipi të madh, bashkë me qindra mijëra qytetarë të qarkut të Durrësit dhe t’ju them nga zemra se mirënjohja ime është e pakufi për një sakrificë të cilën fjalën nuk e përshkruajnë dot, por që e di se ka qenë kyçi i ndezjes së frymës së ndryshimit anembanë Durrësit dhe anembanë Shqipërisë. Ndaj, nga zemra faleminderit dhe mirënjohje gjithsecilit prej jush, të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Durrësit, të gjithë mbështetësve tanë dhe të koalicionit tonë të cilët gjatë këtyre muajve sfide të pabarabartë dhanë shpirtin e tyre të pastër, dhanë gjithçka kishin dhe sakrifikuan gjithçka kishin në këtë betejë.
Vëllezër dhe motra, ne këtë betejë nuk e nisëm për veten tonë. Që në fillim të fushatës e kemi thënë dhe e kam thënë të qartë që kjo betejë nuk bëhej as për mua dhe as për Partinë Demokratike. Kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, kjo betejë bëhej për prindërit tanë, të cilët prej vitesh lëngonin, me pensione të mbetura në vendnumëro, me koston e jetës të rritur, kjo betejë bëhej për të rinjtë që duan të ikin, për t’i mbajtur këtu, kjo betejë bëhej për ndërmarrjet që mos të mbyllnin vendet e punës, për biznesin e vogël që mos të mbyllte qepenat për të sëmurët, për shëndetësinë, për arsimin, për vendin tonë, për familjet tona, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Dhe ne morëm përsipër një mision. Një mision për ta drejtuar këtë vend pas 8 viteve lëngate, vjedhje, krimi dhe poshtërimi, drejt një të ardhme më të mirë. Ky ishte misioni ynë. Me këtë mision iu përveshëm fushatës derë më derë. Një fushatë qytetare, një fushatë europiane, me program, me ide, me zgjidhje, me ofertë konkrete, me pastërtinë e shpirtit të demokratëve që na ka karakterizuar prej ditëve të para të fillesave tona si një familje e madhe politike.
Shumëkush më ka thënë këto ditë se beteja i përngjiste 91-shit. Njësoj si në 1991 ne u futëm në këtë betejë të barabartë me qytetarët. Njësoj si ta por me peshën dhe përgjegjësinë mbi supe për të arritur diçka që vetëm ne mund ta udhëhiqnim; ndryshimin që të gjithë prisnin.
E dimë fare mirë dhe e dinim edhe atëherë se përballë do të kishim bandat. Bandat e Durrësit, bandat e Shijakut, bandat e Krujës dhe të Fushë Krujës të bëra njësh me pushtetin më të korruptuar dhe të inkriminuar që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite të Edi Ramës. E dinim fare mirë se në muajt, madje në vitin pararendës, ky pushtet bëri gjithçka për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Ne u nisëm drejt një destinacioni që nuk na përkiste thjesht nesh. Nuk u nisëm për karriket e pushtetit, por u nisëm për të marrë të gjithë shqiptarët me vete drejt një ndryshimi real, të mundshëm dhe që do t’i shërbente çdo familje shqiptare. Do t’i shërbente pensionistëve që mezi mbajnë frymën gjallë. Do t’i shërbente të rinjve për të ëndërruar dhe për të bërë realitet ambiciet e tyre këtu në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Do t’i shërbente edhe atyre socialistëve që pasi u morën votën dhe ju premtuan legalizimet, u çuan fadromat në Durrës. Apo pasi i lanë të ndërtonin pa leje, ju çuan prapë fadromat dy ditë pas zgjedhjeve në Sarandë.
Ne kemi qenë të qartë dhe të sinqertë prej ditës së parë me shqiptarët. Kjo nuk ishte një betejë për ne, ishte një betejë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Përball nesh, si pothuajse asnjëherë më parë u vendosën të kombinuara aradhat e krimit të organizuar dhe gjithë makineria shtetërore. Nëse ne u futëm në betejë pothuajse në të njëjtat kushte si në 1991, kundër partisë-shtet, shtetit-parti kësaj radhe u vërsul mbi qytetarët shqiptarë edhe më keq se në vitin 1991. Njësoj madje në disa aspekte edhe më keq se në masakrën elektorale të vitit 2001.
Të gjithë e dimë, demokrat e socialiste, blerjen masive të votës të orkestruar nga Edi Rama me ndihmën e të pandehurve akoma të padënuar të dosjes 339 të Ergys Çyrbes dhe bandës së Jul Ballës, të Ilir Ndrazhit dhe bandës së Altin Hajrit dhe klanit kriminal Rrahja dhe klaneve të tjera kriminale në Durrës dhe po kështu anë e mbanë Shqipërisë. Jemi dëshmitarë, madje edhe mediat ndërkombëtare kanë publikuar sesi keqpërdorën thesarin e shtetit, paratë tuaja duke i mbajtur në fije të perit për bukën e gojës dhe pastaj në çastin e fundit duke shpenzuar vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, 89 herë më shumë para për të blerë votën e njerëzve të goditur dyfish nga varfëria dhe tërmeti dhe nga tradhëtia dhe braktisja e Edi Ramës.
Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kërcënuan administratën publike sesi e përdorën atë, sesi punësuan në mënyrë të paligjshme dhe pastaj kanë filluar largimin nga puna, që nga Ardian Çela i OSHEE tek Benet Beci i KESH-it e Laert Duraj i Postës Shqiptare e dhjetëra e dhjetëra të tjerë dosjet e të cilave dergjen prej dy muajsh në SPAK dhe në Prokuroritë e vendit.
Kjo është gjendja e megjithatë një gjë qëndron: siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes nesh, siç e mësoi në këtë betejë rinia demokrate durrsake dhe rinia demokrate e të gjithë Shqipërisë demokratët nuk dorëzohen kurrë. Sepse njësoj si në 91-shin dhe në 2001-shin e në çdo betejë tjetër ne jemi e vetmja garanci, e vetmja digë që e ndan të mirën nga e keqja, dëshpërimin nga shpresa, errësirën totale nga mundësia e një fije drite.
Ne jemi jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin.
Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.
Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit.
Kjo është një sfidë për drejtësinë e re, kjo është një sfidë për institucionet zgjedhore ku dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe. Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit, pasi prishën Kushtetutën dhe pasi miratuan në mënyrë anti-Kushtetuese ndryshimet e 5 tetorit.
Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë.
Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Shqipëria juaj e qindra mijëra shqiptarëve që na ndoqën dhe na besuan me votën e tyre. Mbi 680 mijë vota duke përfshirë edhe ato që pavleftësoi marifeti i fletës së votimit, janë votat e shqiptarëve të pastër të shqiptarëve që as nuk u shantazhuan as nuk u blenë, as nuk u frikësuan, as nuk u intimiduan, por ecën përpara për veten e tyre, për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre por duke besuar tek forca, fuqia e Partisë Demokratike dhe koalicionit tonë.
Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë në mes të rrugës këta njerëz? Do tu themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë. Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim.
Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, europiane për gjithë shqiptarët.
Ndaj, kështu do të vazhdojmë sepse për ne pushteti nuk është një mjet për të akumuluar grupe kriminale dhe para, dhe pastaj për të vjedhur e blerë votat por është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndaj e them dhe njëherë, pushteti i marrë me bandat, pjell vetëm krim.
Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë.
Të dashur miq! Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë por një gjë na bashkon; vendosmëria për të vazhduar për t’i shërbyer këtij vendi dhe këtyre njerëzve. Një gjë është e qartë, që ju keni patur dhe keni përgjegjësinë dhe mundësinë për të vendosur kush ju përfaqëson dhe kush ju drejton. E keni patur në të kaluarën dhe do ta keni përsëri shumë shpejt por ndërsa ju them këtë, po ju them që nuk ka në shtëpinë tonë asnjë të tepërt. Mendimet, idetë konstruktive, kritikat konstruktive vetëm na ndihmojnë dhe ne duhet t’i mirëpresim.
Megjithatë, gjëja më e rëndësishme tani është të vazhdojmë betejën. Të vazhdojmë betejën, të cilën me 25 prill, Edi Rama, Rrajat Cyrbet, Ndraxhët, Doshët, Rakipët me shokë, menduan se e mbyllën.
Jo! Me 25 prill ata mbyllën vetëm një mundësi për ndryshimin që do të sillte vota plebishitare e shqiptarëve, të cilët duan një të ardhme më të mirë, por beteja do të vazhdojë. Shqiptarët do ta kenë një të ardhme më të mirë. Beteja jonë do të vazhdojë derisa kjo e ardhme më e mirë për shqiptarët, të bëhet realitet! Në çdo fushë, në çdo formë, në çdo mënyrë!
Ne jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë! Ndërsa ju kapitenë të kësaj beteje, që përfaqësoni mijëra e mijëra të tjerë, që zgjuan shpresën, që shkundën nga plogështia një popull të tërë, mbajeni kokën lart siç e mbani sot, në çdo moment, deri në përfundimin me fitore të kësaj beteje!
Betejë që do ta bëjmë për të gjithë, për të rinjtë dhe për të rejat, për prindërit tanë, për gratë dhe për burrat e këtij vendi, për të moshuarit e këtij vendi, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, deri në triumfin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj!
Dhe mos të harrojmë për asnjë çast fillimin e kësaj beteje, sakrificat tona! Dhe ju ftoj të mos harrojmë për asnjë çast, se ata që presin prej nesh nuk janë thjesht dhe vetëm demokratët, që dua t’i falënderoj nga zemra kudo ku ndodhen. Kam marrë me mijëra mesazhe prej tyre për të mos u dorëzuar, për të vazhduar betejën dhe ju them sot, nuk dorëzohemi, do ta vazhdojmë deri në fitore! Si dhe i falënderoj ata qindra apo mijëra të tjerë që nuk kam patur mundësinë t’iu përgjigjem deri më sot.
Por beteja nuk po bëhet, siç ju kam thënë dhe në fillim të fushatës, për Partinë Demokratike, as thjesht për partitë e tjera të koalicionit tonë. Beteja po bëhet për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj nuk do të cedojmë asnjë milimetër, nuk do të humbasim asnjë sekondë, nuk do të lëmë asnjë mjet, asnjë forum dhe asnjë copëz energji dhe fuqi, pa përdorur, derisa ëndrra e shqiptarëve për ndryshim, ta bëjmë realitet, derisa Shqipëria të jetë e sigurt drejt të ardhmes më të mirë, për të cilën investoi fuqishëm me 25 prill, ëndërr të cilën kemi detyrimin ta bëjmë realitet, me gjithë forcën tonë të përbashkët. Ju falemnderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38