Flash News

Ditari i Opozitës

“Betejë jetë a vdekje për Kushtetutën”, Berisha tregon se kur do të nisin protestat

“Betejë jetë a vdekje për Kushtetutën”, Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp është shprehur se kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën.

“Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën. Betejë që do e fitojmë.

Natyrisht do kohën e vet. A e patë apo jo si transformua tymi në dritë? U transformua nga e drejta.

Sepse prapa tymit qëndronte e drejta. E drejta e një një grupi që po mbron Kushtetutën e vendit të vet. Kaq është gjithë puna, e gjithë filozofia...”

Teksa u pyet se kur do të fillojnë protestat Berisha tha se do jenë tani gjer në realizimin e plotë të rikthimit të  votës së lirë te shqiptarët.

Tani, mbani shënim: Protestat do jenë tani gjer në realizimin e plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është betejë pa kthim.

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha.

Rëndësi kapitale ka persistenca. Por unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi. Na duhet edhe pak kohë. Na duhet sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohin se çfarë rreziku...

SKAP-i funksionon në mënyrë absolute identike me hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Haptaz. Sepse merr përsipër të shkruajë Kushtetutën.”

Të fundit