Flash News

Ditari i Opozitës

Biberaj: PD duhet të nisë protestat, ky realitet nuk ndryshon me zgjedhje

Biberaj: PD duhet të nisë protestat, ky realitet nuk ndryshon me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj kërkoi që opozita të nisë nga protestat kundër qeverisë. Ai tha se kjo është mënyra e vetme, pasi në Shqipëri nuk mund të zhvillohen zgjedhjet të lira.

Bibraj deklaroi për “A2 CNN” se PD duhet të mbajnë fjalën për protesta. Demokratët kanë thënë se do të nisin protestat, por ende nuk ka një datë fikse.

“Thjesht unë kam kërkuar që PD të konsistojë në qëndrimet që ne kemi prej disa muajsh. Kemi bërë një protestë në 7 korrik dhe siç është thënë në shtator do kishim protestave, gjë që nuk ndodhi.

Ky realitet nuk ndryshohet me zgjedhje, sepse nuk ka zgjedhje të lira. Në Shqipëri është bllokuar mundësia për rrotacion dhe demokracia. Në këto kushte është detyrë e PD dhe opozitës që të mbajë fjalën dhe të mbajë përgjegjësitë përpara kombi”, u shpreh Biberaj.

 

Të fundit