Flash News

Ditari i Opozitës

Biberaj-Ramës: Liliputi i rilindjes s'mund të kërcënojë BE-në, kryeministrit po i vjen fundi

Biberaj-Ramës: Liliputi i rilindjes s'mund të

Ish-zëvendës presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, ka reaguar ashpër lidhur me akuzat e kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Europian për çështjen e vaksinimit.

Përmes një postimi në Facebook, Biberaj shkruan se kushdo duhet ta dijë që politika jonë e jashtmë është e orientuar drejt perëndimit dhe jo lindjes.

“Ta dije mirë Edi Rama dhe çdo batakçi tjetër politik se politika jonë e jashtme kalon nga boshti perëndimor Berlin-Bruksel-Paris-Romë-Londër-Shashington dhe jo nga boshti lindor Beograd-Ankara-Moskë-Dubai”, shkruan Biberaj.

Ndër të tjera, ish-deputeti thekson se kryeministri Rama e ka zhytur Shqiperinë në një krizë të thellë të demokracisë dhe të rendit kushtetues, dhe se 25 prilli po vjen dhe bashkë me të edhe fundi i tij.

Postimi i plotë:

Liliputi i Rilindjes Edi Rama s'mund te kercenoje BE-ne me orientim drejt Lindjes se Mesme. Shqiperia ka orientim dhe vokacion te qarte perendimor euro-atlantik dhe jo lindor. Ta dije mire Edi Rama dhe cdo batakci tjeter politik se politika jone e jashme kalon nga boshti perendimor Berlin-Bruksel-Paris-Rome-Londer-Shashington dhe jo nga boshti lindor Beograd-Ankara-Moske-Dubai!

Te dashur miq,

Besoj se e keni percjelle nepermjet medias kerceninin e radhes te Edi Rames se "nuk do ta presim pafund BE-ne pasi mund te orientohemi nga tregu turk dhe vendet e Gjirit Persik". Eh cfare mjerani, qe kur Vucici u tall me te duke i thene se "Edi eshte lider i madh global kurse une jam lider i vogel lokal", i'u ka mbushur mendja se mund te beje politike te madhe, kur situaten ne vendin e vet e ka per ibret pasi e ka katandisur si mos me keq. Edi Rama e ka zhytur sot Shqiperine ne nje krize te thelle te demokracise dhe te rendit kushtetues, ne nje krize politike dhe institucionale, ne nje krize ekonomike, sociale dhe psikologjike, ne nje krize besimi dhe mbi te gjitha ne nje krize shendetesore dhe epidemiologjike duke stresuar nje komb te tere. Komplet i deshtuar ne politikat e integrimit europian gjate 8 viteve te qeverisjes se tij, tani ne fundin e tij politik, Edi Rama po kercenon BE-ne duke kthyer syte nga Gjiri Persik. 25 Prilli po vjen dhe bashke me te edhe fundi i ketij sharlatani politik qe i ka bere Shqiperise nje dem te pallogaritshem!               

Të fundit