Flash News

Ditari i Opozitës

Biberaj zbardh bisedën me Bashën para djegies së mandateve: Ishim 3 zëra kundër vendimit

Biberaj zbardh bisedën me Bashën para djegies së mandateve: Ishim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, ka treguar bisedën e bërë me ish-kreun e PD, Lulzim Basha, para djegies së mandateve në vitin 2017.

Për studion  e ‘Log’ në Abc News, Biberaj tregoi se i kishte thënë Bashës që vendimi duhej të merrej në kosnultë me SHBA-të dhe BE-në, sepse një vendim i tillë nuk ishte alternativë. Biberaj shprehet se të njëjtën gjë i kanë thënë edhe dy deputetët e tjerë, Edmond Spaho dhe Besnik Mustafaj.

“I shkova në zyrë kur diskutohej për çështjen e mandateve dhe më pyeti se çfarë mendoja. I thashë Lulzim nuk është alternativë, nuk është lëvizje politike. Më tha bien institucionet. I thashë nuk ka kancelari perëndimore që ta pranon. I thashë pa u konsultuar me SHBA dhe me BE, nuk mund të merret një vendim i tillë. Të njëjtën bisedë ka bërë me zotin Mustafaj dhe Spaho dhe u ka thënë të njëjtën gjë, pra ne ishim 3 zëra që ishim pjesë e asaj partie dhe kemi qenë në të njëjtin mendim”, tha Biberaj.

 

Të fundit