Flash News

Ditari i Opozitës

Bie çmimi i naftës në bursa, në Shqipëri jo, Meta denoncon Bordin: Po rrjep çdo ditë shqiptarët

Bie çmimi i naftës në bursa, në Shqipëri jo, Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një deklaratë për mediat lidhur me renin e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe mosreflektimin në tregun shqiptar nga ana e Bordit të Transparencës.

Meta tha para mediave se në të gjitha vendet e rajonit po ndërmerren praktika për të lehtësuar qytetarët, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh kjo pasi veprohet në funksion të kryeoligarkut, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Meta denoncoi Bordin e Transparencës për vjedhjen që sipas tij po i bën çdo ditë qytetarëve shqiptarë.

“Jemi sot këtu bashkë me deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i rrjepjes së çdo qytetari përmes çmimeve spekulative të naftës po i bën çdo ditë shqiptarëve. E qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm këtu ne vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht, 170 leke në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij”, u shpreh Meta.

Të fundit