Flash News

Ditari i Opozitës

Bie sistemi TIMS në Rinas, Gështenja: Mos duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?

Bie sistemi TIMS në Rinas, Gështenja: Mos duhet të kalonte

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka denoncuar rënien e sistemit TIMS.

Në një postim në Facebook, Gështenja shkruan se rënia e TIMS-it ka shkaktuar kaos në aeroportin e Rinasit. Gështenja ka ngritur pyetjen mos ndoshta një miku të qeverisë i është dashur të kalojë kufirin, dhe kjo ka bërë që sistemi TIMS të mos funksionojë.

“Skandal. Bie Sistemi TIMS, kaos në aeroportin "Nënë Tereza".  Hyrje-daljet e qytetarëve shënohen në bllok. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria. Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë. Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?”, shkruan deputeti.

Të fundit