Flash News

Ditari i Opozitës

Bie suvaja e tavanit në klasën e shkollës fillore, deputeti i PD publikon fotot: Për fat ra natën, jo mbi kokat e fëmijëve

Bie suvaja e tavanit në klasën e shkollës fillore, deputeti i PD

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka publikuar foto nga shkolla fillore e fshatit Golem në Lushnje, ku duket se në një nga klasat ka rënë suvaja e tavanit.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që shkolla ka qenë e boshatisur nga nxënësit. Po ashtu, ai paralajmëron se situata mund të shkojë në tragjedi pasi kolonat e shkollës janë të dëmtuara.

 “Zoti ruajti femijët nga tragjedia!
Pamjet e mëposhtme janë te shkollës se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.
Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!

Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katrahure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve”, shkruan Korreshi.        

Bie suvaja e tavanit në klasën e shkollës fillore, deputeti i PD

Të fundit