Flash News

Ditari i Opozitës

"Bilanci i 11 majit nuk përputhet", Noka: 130 mijë vota u përdorën për “trenin bullgar”

"Bilanci i 11 majit nuk përputhet", Noka: 130 mijë vota u

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijoi akuzat ndaj akuzoi mazhorancës se ka përdorur një skemë manipulimi të quajtur “Treni Bullgar” për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, pranë qendrave të votimit ishin ngritur zyra të fshehta ku qytetarët merrnin fletë votimi të mbushura paraprakisht dhe i shkëmbenin me fletë bosh pas votimit.

Noka tha në MCN se mungojnë 130 mijë fletë votimi, të cilat dyshohet se janë përdorur pikërisht për këtë manipulim. 

Pranë qendrave të votimit, “Rilindja” kishte ngritur zyra elektorale jozyrtare, të pabranduara, ku qytetarët e patronazhuar hynin, merrnin fletën e votimit të plotësuar paraprakisht, e fusnin në xhep, shkonin të votonin dhe më pas e zëvendësonin me një fletë të bardhë që e kthenin mbrapsht në të njëjtën zyrë. Ky operacion njihet ndryshe si "treni bullgar".

Janë prodhuar rreth 130 mijë fletë votimi më shumë sesa janë përdorur. E kemi të faktuar këtë. Më e tmerrshmja është se janë porositur diku te 3.2 apo 3.5 milionë fletëvotimi. Shqipëria, shteti, ka porositur këtë sasi. Ato janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit.

Por tani, kur i mbledh të gjitha: fletët e prodhuara, të përdorura, të pavlefshme dhe ato të tepërta bilanci nuk del. Mungojnë 130 mijë fletë votimi.

Çfarë tregon kjo? Tregon një skemë të mirëorganizuar mafioze, që njihet si “treni bullgar”, e zbatuar në çdo qendër votimi në vend.

Pse ndodhi kjo? Për shkak të panikut. Ata ndjenë panik dhe u hodhën në veprim. Gjithçka u doli nga kontrolli. Nëse i takoni një nga një jashtë kamerave, do t’ua pohojnë edhe vetë.

Paniku i shtyu t’u shpëtonte gjithçka nga duart. Dhe kjo nuk ishte gjëja e vetme një tjetër mekanizëm ishte në funksion bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet."

Të fundit