Flash News

Ditari i Opozitës

"Binjakë në vjedhje"/ Berisha publikon videon: Ja çfarë kanë të përbashkët Rama e Veliaj

"Binjakë në vjedhje"/ Berisha publikon videon: Ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar këtë të premte kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e burgosur të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Berisha  e ka cilësuar dyshen Rama-Veliajn, si dy binjakë që kanë të përbashkët vjedhjen.

Kryedemokrati, bashkangjitur videos, shkruan se tashmë që Veliaj ndodhet në qeli, është kreu i qeverisë që vjedh edhe për të.

Ndër të tjera në videon e publikuar nga lideri i opozitës, flitet edhe për ‘pushtetin’ e grave të udhëheqësve, Linda Rama dhe Ajola Xoxa që janë të pasuruar me paratë e taksapaguesvve shqiptarë.

‘Të gjithë botën të kërkosh, si gratë tona nuk gjen’, thuhet në një pasazh të filmit shqiptar, si për të ironizuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

Postimi i Berishës:

Të fundit