Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat për zgjedhjet vendore, Paloka takohet me Bardhin

Negociatat për zgjedhjet vendore, Paloka takohet me Bardhin

Ka nisur takimi mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit, të cilët janë mandatuar për të diskutuar dhe gjetur mënyra, që PD dhe opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Takimi është duke u zhvilluar në një lokal përballë Parlamentit. Teksa ka mbërritur në takim, Paloka është përshëndetur edhe me gazetarët, me të cilët bëri batuta.

“Sikur t’i gjimoni dhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne. Bravo ju qoftë”, tha Paloka.

Kujtojmë se ishte kryedemokrati Sali Berisha që hapi dyert për të djathtët, teksa nisën diskutimet për zgjedhjet vendore. Më pas grupi i Enkelejd Alibeajt iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Të dyja palët kanë deklaruar se nuk ka kushte në bisedime, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë produkti i negociatave.

 

Të fundit