Flash News

Ditari i Opozitës

"Bisha të tërbuara", Noka: Drejtuesit e policisë të emëruar nga krimi

"Bisha të tërbuara",  Noka: Drejtuesit e policisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj policisë, duke e akuzuar atë se është e përfshirë në krime dhe se vepron si një instrument politik i pushtetit. Në një deklaratë të fortë, Noka tha se policia po përdor dhunë ndaj opozitës, duke e krahasuar atë me "bisha të tërbuara".

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se drejtues të lartë të policisë, si Sokol Bizhga, Ilir Proda dhe Neritan Nallbati, janë emëruar nga krimi dhe janë të lidhur me aktivitete kriminale.

Noka theksoi se policia nuk ka të drejtë të japë leje për protestat dhe e cilësoi veprimin e saj si një shërbim ndaj krimit të organizuar dhe pushtetit të inkriminuar. "Këta do ta paguajnë", tha Noka, duke paralajmëruar se ata që shërbejnë në shërbim të politikës së pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Të fundit