Flash News

Ditari i Opozitës

Biznesi i vogël në takimin me Berishën: Protesta dhe greva, duhet ta ndalim qeverinë!

Biznesi i vogël në takimin me Berishën: Protesta dhe greva, duhet

Kryedemokrati Sali Berisha është takuar me përfaqësues të biznesit të vogël. Mesazhi kryesor që bizneset e vogla shqiptare i adresuan Partisë Demokratike, janë grevat dhe protestat. Kjo kërkesë u bë gjatë takimit të tyre në selinë blu.

Zyra e shtypit në PD bën me dije se bizneset e vogla theksuan në takim një rënie dramatike të të ardhurave të tyre, si kurrë më parë në këto 30 vite. Ata akuzuan politikat anti-biznes të qeverisë Rama të cilat kanë bërë që numri i bizneseve që mbyllin aktivitetin të arrijë shifra rekord.

Shqetësimet që ngritën ishte: Rritja e taksave bashkiake, dyfishimi i detyrimeve shoqërore krahasuar me 2013, trefishimi abuziv i çmimit të karburantit dhe çmimit të energjisë elektrike, ndryshimi i shpeshtë i kuadrit fiskal e rregullativ që shkon deri në 23%, konkurrenca e pandershme nga qendrat tregtare si dhe kostot e fshehta të fiskalizimit.

Sipërmarrja e vogël shqiptare ka akuzuar fuqimisht politikat anti-biznes të qeverisë Rama të cilat e kanë falimentuar masivisht.  Sipërmarrësit e vegjël, fermerët dhe bizneset familjare shqiptare kanë akuzuar qeverinë Rama për “lënien në rrugë”, sipas tyre, duke mos u mundësuar mbështetjen e premtuar si pas tërmetit ashtu dhe gjatë pandemisë.

Me rritjen abuzive nga shteti, të çmimit të energjisë dhe naftës, biznesi vogël vë alarmin se po shkon drejt falimentimit total. Bizneset e vogla dhe të mesme dëshmojnë për një situatë alarmante edhe të burimeve njerëzore.

Emigrimi masiv i popullatës ka bërë që biznesi të hasë në pamundësi për të gjetur forcë punëtore të kualifikuar por dhe sezonale, çka ndikon dhe më negativisht në këtë vrasje masive të shpirtit sipërmarrës shqiptar.

Partia Demokratike ka bërë me dije se do t’i qëndrojë në krah thirrjes për protesta. Përfaqësuesve të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Berisha i garantoi se paralel me organizimin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, PD do të mbështesë fuqimisht dhe me çdo mjet, çdo lëvizje qytetare, sindikaliste, akademike apo biznesi e cila kërkon t’i japë fund politikave anti-kombëtare e shpopulluese të Edi Ramës.

Të fundit