Flash News

Ditari i Opozitës

Blendi Himçi dorëhiqet nga posti i kreut të PD Elbasan: Do të kandidoj në primare

Blendi Himçi dorëhiqet nga posti i kreut të PD Elbasan: Do

Blendi Himçi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike në Elbasan.

Himçi shkruan në një postim në Facebook, se e vlerëson procesin e primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

“Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!”, shkruan ai.

Të fundit