Flash News

Ditari i Opozitës

"Blinken, kukull e Soros", Malltezi: Ndaj u tërbuan kur Berisha i çoi në gjyq për shpifje

"Blinken, kukull e Soros", Malltezi: Ndaj u tërbuan kur Berisha i

Shefi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas publikimit të letrës së bërë publike të Marco Rubio, i cili kishte shprehur shqetësim për mënyrën se si po i përdor administrata e Joe Biden sanksionet ndaj partnerëve të SHBA në botë.

Teksa ka publikuar letrën, Malltezi shkruan se Rubio na tregon qartë falsitetin dhe hipokrizinë e Blinken si kukull e Soros dhe keqpërdorimin e pushtetit për interesat politike.

Më tej Malltezi shkruan se “e paskan bërë kudo pisllëkun me sanksionet ndaj u tërbuan kur doli Berisha dhe e çoi në gjyq për shpifje”.

Postimi:

Marco Rubio na tregon qartë falsitetin dhe hipokrizinë e Blinken si kukull e Soros dhe keqpërdorimin e pushtetit për interesat politike

E paskan bërë kudo pisllëkun me sanksionet ndaj u tërbuan kur doli Berisha dhe e çoi në gjyq për shpifje

Të fundit