Flash News

Ditari i Opozitës

Bllokimi i negociatave, Akil Kraja: Rama fsheh korrupsionin me veton e Bullgarisë

Bllokimi i negociatave, Akil Kraja: Rama fsheh korrupsionin me veton e

Ish-këshilltari bashkiak i PD, Akil Kraja ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas bllokimit të negociatave të Shqipërisë në BE.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Kraja thotë se Rama keqpërdori Bullgarinë, ndërsa e cilëson si aleatin e vyer të Shqipërisë.

Thelbi i toneve të ashpra që Rama përdori në samitin e Brukselit një ditë më parë sipas Krajës është të fshehë korrupsionin dhe vjedhjet e zgjedhjeve, ndërsa bën përgjegjës veton e Bullgarisë si shkak për një tjetër refuzim për rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Akil Kraja: Serbia nuk është vektor stabiliteti për paqen në rajon. Akti i Ramës dje është i pakuptueshëm në rrafshin kombëtar për qëndrimin destruktiv të Serbisë ndaj shqiptarëve. Provokim. Rama keqpërdori aleatin e vyer, Bullgarinë. Në 2007 Bullgaria u fut në BE.

Deri në 2019 Bullgarisë i kërkohej raporte për reformën në drejtësi, korrupsionin , demokracinë. Ngjajnë me 15 kriteret e PE ndaj nesh. Korrupsioni vonoi Bullgarinë. Mund të ishte pasqyrë për Shqipërinë se çfarë pret Evropa ndaj nesh dhe ajo është lufta ndaj korrupsionit.

Thelbi i Ramës është të fsheh korrupsionin , vjedhjen e zgjedhjeve, koncesionet dhe amnistia fiskale. BE nuk e pranon vend anëtar një shtet që zonat rurale i ka të populluara me ferma kanabisi. Është normale se është union standardesh. Të mos fshihemi mbrapa Jugosllavisë së re dhe faktit që Europa thotë se jeni një shtet të korruptuar.

Të fundit