Flash News

Ditari i Opozitës

Bllokimi i negociatave, ish-deputeti: Po na e kalon Mali i Zi, Bosnja dhe mikja e Edi Ramës

Bllokimi i negociatave, ish-deputeti: Po na e kalon Mali i Zi, Bosnja dhe mikja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka fajësuar qeverinë Rama për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai thotë se vendi ynë ka qenë i pari në Ballkan sa i takon ëndrrës së integrimit, por tashmë ka ngelur në fund, nënvizon Biberaj.

Përmes një postimi në Facebook, Biberaj shkruan se po ecën drejt integrimit Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa Shqipëria po vuan dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Tashme eshte fare e qarte se Edi Rama dhe banda e tij qeverisese e rilindjes, vazhdon ta lere Shqiperine jashte dhe shume larg dyerve te Europes. Shenohet edhe nje deshtim tjeter, i radhes ky, per Edi Ramen dhe qeverine e tij okulte, deshtim qe na kushton shume si komb dhe shoqeri. E filluam te paret ne Ballkan enderren e integrimit europian dhe jemi katandisur te fundit ne Ballkan, ku ne saje te Edi Rames dhe grupit te tij kriminal ne qeveri dhe parlament, po na e kalon per integrimin edhe mikja e Edit Serbia, edhe Mali i Zi, mbetet te na e kaloje tani edhe Bosnja dhe "Republika Serbska".

Turp e faqja e zeze per kete palaco kryeminister dhe palaco qeveri qe kemi, dhe turp edhe me i madh per ne si komb dhe shoqeri qe e durojme prej 8 vitesh kete pushtet kriminal, anti popullor, anti kombetar dhe anti europian. Duhej jo thjesht ti kishim rrezuar horrat e rilindjes nga pushteti i pamerituar, por duhej ti kishim hedhur ne det qe te shpetonim nje here e mire nga fara e keqe e trashegimnise komuniste, e bijve dhe bijave, niperve dhe mbesave, e krijesave perverse dhe hemafrodite te bllokut komunist, qe kane 80 vite qe po e marrin ne qafe kete popull te shume vuajtur, por shume fisnik! 25 Prilli plebishitar po vjen, shpetimi po vjen!

 

Të fundit