Flash News

Ditari i Opozitës

“Blof ndaj demokratëve”/ Strazimiri: Bardhi po tallet me vetveten, refuzon të pranojë realitetin

“Blof ndaj demokratëve”/ Strazimiri: Bardhi po tallet me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri komentoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, i cili quajti mbledhjen e firmave të Kuvendit Kombëtar nga Berisha, n jë blof për demokratët.

I ftuar në ‘Task Forcë’në Syri Tv, Strazimiri tha se Bardhi e bën një deklaratë të tillë nga fakti se firmat nuk janë dorëzuar në zyrën e tij. Sipas ish-deputetit,Bardhi refuzon të pranojë realitetin teksa shton se firmat ‘u kyçën’ në kasafortë, pasi nuk ka një zyrë protokolli sikurse deklaron sekretari i Përgjithshëm.

Strazimiri: 7 minuta më pas edhe sikur Bardhi të kishte shkuar në zyrën e Palokës nuk do t’i kishte verifikuar janë aq sa themi ne apo janë aq sa thotë Bardhi. Bardhi as e ka vënë ujin në zjarr t’i shikojë. Ai merr përsipër të thotë është një blof, firmat nuk janë mbledhur. Çfarë do të thotë kjo? Që përderisa nuk kanë ardhur tek unë nuk ekziston. Refuzon të pranojë realitetin. Bardhi po tallet me vetveten e tij, sepse gjithçka është transparente. I kanë futur në kasafortë. Po ku t’i çonim, në oborrin e partisë?

Meço: Te protokolli. Përsërit shumë herë Zoti Bardhi.

Strazimiri: Që nuk ekziston. Te Kryesia që nuk është mbledhur ende. Edhe sikur të gjitha këto të ishin, Kuvendi është organi më i lartë. Kuvendi nëse mblidhet nuk i merr leje vartësve. Edhe sikur firmat të ishin çuar në zyrën e Bashës dhe Bardhit, do arrinte në konkluzionin se firmat janë të vërteta. Dhe kjo nuk ndryshon gjë për Kongresin sepse ai mblidhet dhe e bën vetë verifikimin e mandateve.

Të fundit