Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën, bashkia nuk shpenzon asnjë qindarkë për kanalizimet

Blushi: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën, bashkia nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar se si 5 minuta shi mjaftojnë për të përmbytur Tiranën.

Në një postim në Facebook, Blushi ka ndarë pamje nga kryeqyteti i përmbytur dhe krahas shkruan se me 330 milion euro buxhet vjetor, bashkia nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet

Postimi:

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën!

Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.

I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj. Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!

Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet. Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik!

Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!

Të fundit