Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Aksi Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, 50 milionë euro bakshish për Tunelin e Llogarasë

Blushi: Aksi Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, 50

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar buxhetin e vitit 2025, që u miratua një ditë më parë (3 dhjetor) në Kuvend.

Blushi në një konferencë për media  tha se është buxheti “i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë”, që do të thellojë edhe më shumë varfërinë.

“Buxheti për vitin 2025 i miratuar mbrëmë me votat e “Rilindjes” është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, buxheti më antisocial dhe buxheti i thellimit të mëtejshëm të varfërisë së pamerituar për qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë”.

Duke u ndalur në disa çështje ai foli edhe për investimet publike, të cilat i cilësoi si “gropa septike të korrupsionit”.

Blushi përmendi aksin Korçë-Ersekë, që u shemb ende pa i inauguruar si dhe fondin shtesë prej 50 milionë eurosh, për tunelin e Llogarasë.

“Kemi 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korrupsioni siç është rruga Korçë-Ersekë që u shemb ende pa inauguruar apo siç ishin bakshishet të ngjashme me atë të tunelit të Llogarasë që u paguan rreth 50 milionë euro”, tha ai.

 

Të fundit