Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blushi: Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të Metës në rrëmbimin e 21 tetorit, Proda të vihet nën akuzë penale

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se edhe Avokati i Popullit konstatoi shkeljen e të drejtave të ish-presidentit të vendit, Ilir Meta gjatë momentit të arrestimit, më 21 tetor të vitit të kaluar.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Blushi tha se gjetjet e Avokatit të Popullit, duhet të përkthehen në akuzë penale për Drejtorin e Policisë, Ilir Proda, i cili sipas tij, urdhëroi aktin kriminal të rrëmbimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Avokati i Popullit, ndonëse me 10 muaj vonesë, ka konstatuar dhe konfirmuar zyrtarisht, pa ekuivok, shkeljen flagrante të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si dhe cënimin e rëndë të procedurave ligjore dhe standardeve më minimale të një shteti të së drejtës, në rrëmbimin kriminal dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 21 tetor të vitit të kaluar.
Sipas Avokatit të Popullit:
1. Arrestimi i Z. Meta është kryer pa i vënë në dispozicion vendimin e gjykatës.
2. Z. Meta i është mohuar e drejta për të kontaktuar menjëherë me avokatin e tij.
Janë dhunuar haptas dy të drejta themelore, që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Është diskredituar përpjekja kriminale e Policisë së Shtetit për të manipuluar opinionin publik, dhe ka rënë poshtë i gjithë mashtrimi i saj me faktin shumë të rëndë të konstatuar tashmë edhe nga Avokati i Popullit, se gjatë këtij ndalimi të dhunshëm të Presidentit Meta, punonjësit e pretenduar dhe të paidentifikuar të Policisë:
1. Nuk kanë pasur asnjë dokument identifikimi dhe asnjë shenjë dalluese të qartë, siç kërkon ligji.2. Banditët e policisë nuk kanë pasur as kamera trupi për të dokumentuar pretendimet e tyre të rreme.
Kjo provon shumë qartë se në thelb ajo çfarë të gjithë shqiptarët panë më 21 tetor 2024, ishte një rrëmbim politik terrorist me urdhër të Edi Ramës nga tribuna e Partisë Socialiste.
Partia e Lirisë i konsideron gjetjet e Avokatit të Popullit si një tjetër provë që fakton keqpërdorimin politik ekstrem të institucioneve ligjzbatuese qe jane shnderruar ne vegla qorre të dhunës politike dhe represive të pushtetit kundër kundërshtarëve të saj politikë.
Po kështu, fakti që SPAK-u nuk hetoi qellimisht kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj policëve, që kryen rrëmbimin në mesin e rrugës më kryesore të Tiranës, tregon bashkëfajësinë e plotë të SPAK, gjithashtu si dhe nënshtrimin e plotë politik të policisë, Drejtorit Përgjithshëm të Policisë Shtetit, i cili në shkresën “Kthim përgjigje për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi”, thotë ndër të tjera se, policët kishin në momentin e ndalimit urdhërin e ekzekutimit të lëshuar nga prokuroria e posaçme.
Kjo “Kthim përgjigje” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është një mashtrim i pastër për të justifikuar brutalitetin dhe dhunën e përdorur sepse e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Z. Meta u njoh me urdhër-arrestin vetëm pas 3 orësh kur kishte shkuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe pasi i kishte mbërritur më parë, i njoftuar vetëm nga mediat, avokati Genc Gjokutaj.
Pra kjo vërteton edhe njëherë se Presidenti Metaj u rrëmbye dhe u dhunua me urdhër politik të Edi Ramës, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Fakti që nuk pati asnjë reagim apo hetim qoftë edhe administrativ për policët banditë vërteton se jemi përpara një situate të agjesimit të shtetit të së drejtës, që ndodh vetëm në vende diktatoriale apo regjime autokratike.
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që rrëmbimi kriminal i Presidentit Meta u urdhërua nga Edi Rama dhe u ekzekutua nga banditët me uniformë.
Ngjarjet që po përjetojmë sot janë në vijimësi të këtij rrëmbimi, kur shohim se si institucionet e shtetit vetëm me urdhër verbal të Edi Ramës nxiten dhe kryejnë masakra mbi pronat dhe pasuritë e shqiptarëve, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje ta hapur të ligjit dhe Kushtetutës.
Rasti flagrat më i freskët është akti terrorist ndaj fjalës së lirë, nëpërmjet ndërprerjes së sinjalit të televizonit Neës 24 dhe marrjes peng, jo vetëm të ambienteve të punës por edhe të materialeve sensitive të gazetarëve në lidhje me dosjet dhe aferat korruptive të Qeverisë.
Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri që gjetjet e Avokatit të Popullit të konkretizohen sa më parë në përgjegjësi penale për të gjithë zyrtarët e lartë që urdhëruan dhe zbatuan aktin kriminal të rrëmbimit të Presidentit të Partisë së Lirisë z. Ilir Meta, duke nisur së pari nga Narkodrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili kurrë nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe as do të amnistohet për këtë krim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38