Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi del nga Komisariati pas 4 orësh: Narkoshteti e mori sot pergjigjen ballore në bashki

Blushi del nga Komisariati pas 4 orësh: Narkoshteti e mori sot pergjigjen

Këshilltari i PL-së në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi ka dalë nga ambientet e komisariatit nr.1. në Tiranë, ku u shoqërua pas përplasjes fizike me keshilltarin socialist, Halit Valteri në mbledhjen e keshillit bashkiak. 

Pas 4 orësh marrje në pyetje, Blushi foli për mediat dhe tha se Valteri mori përgjigjen e merituar pas provokimit që iu bë. 

"Kush provokon dhe tenton te ngreje dore mbi opoziten do te marre pergjigjen me shembullore, me demokratike dhe me shqiptare, ne cdo strofull qe te ndodhet.

Narkoshteti e mori sot pergjigjen ballore ne bashki, e mori pergjigjen ballore brenda ne komisariatin e Narkopolicise dhe do ta marre ballore ne cdo strofull.

Ky regjim na ka perballe", tha Blushi. 

Të fundit