Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: E kanë vendosur qytetarët, Këlliçi do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës

Blushi: E kanë vendosur qytetarët, Këlliçi do jetë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi është shprehur se Rilindja është një sekt i pabesë.

Blushi i ftuar në emisionin “Log.”, tha se është Rama ai që i ka futur thikën pas shpine Saimir Tahiri, Lefter Kokës apo edhe shumë ministrave të tjerë.

Teksa foli për programin e Belind e Këlliçit, Blushi u shpreh se atë do të votojnë të gjithë qytetarët, pasi ata kanë vendosur që ai të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës.

Pjesë nga diskutimi

Tedi Blushi: Rilindja është sekti më i pabese. A është Edi Rama që ja ka futur thikën pas shpine, Saimir Tahiri, Lefter Koka.

Këto janë zgjedhje lokale. Kandidatët nuk i përmendën fare. Është retorikë e kotë. Plani i Belindit është një plan i shkëlqyer.

Plator Nasturi: Do mbetet në arkiva.

Tedi Blushi: Belind Këlliçi është kryetar i ardhshëm i bashkisë. Këtë e kanë vendosur qytetarët

Plator Nasturi: 14 maj nuk është larg.

Tedi Blushi: Do ketë transport falas, ka programin për biznesin. Lexoje programin dhe më beso, do ta votosh.

Të fundit