Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Kërkojmë shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj Metës, u shkel Konventa e të Drejtave të Njeriut

Blushi: Kërkojmë shfuqizimin e masës së sigurisë ndaj

Sekretari i Përgjithshmë i PL, Tedi Blushi tha se po kërkojnë shfuqizim të masës së sigurisë ndaj Metës.

I ftuar në ABC News, Blushi tha se janë shkelur ligjet dhe Konventa për të drejtat e njeriut. Sipas tij, SPAK ka dashur të krijojë tek opinioni publik përshtypjen se Ilir Meta donte të arratisej përpara arrestimit.

“Ne kërkojmë shfuqizim të masës arrest me burg sepse janë shkelur ligjet dhe konventa europiane e të drejtave të njeriut. Meta nuk është kundër hetimeve, por t’i kushtëzosh lirinë pa pasur asnjë provë. Meta ka shkuar në SPAK sa herë e kanë thirrur.

Meta është shprehur kundër mënyrës autokrate. Retorika e Metës ndaj SPAK ka qenë e ashpër sepse jo më pak se dy vite para momentit të rrëmbimit të tij ka pasur një fushatë mediatike të sponsorizuar nga SPAK duke nxjerrë disa elementë të dosjes duke nxjerrë që Meta është fajtor.

SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke i dhënë dhe opsionin e arrastisjes, Meta madje e ka denoncuar. Meta ka qenë gati për çdo skenarë, i përgatitur”, tha Blushi.

Të fundit