Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blushi: Korrupsioni e vetmja pengesë për integrimin! SPAK nuk ka vullnet ta hetojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi qeverinë Rama për korrupsion të thellë, që sipas tij është pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë.
Ai reagoi pas vendimit të Komisionit Europian për të refuzuar përsëri fonde IPARD për Shqipërinë, duke fajësuar qeverinë dhe SPAK-un për mos-hetimin dhe përfshirjen në skema kriminale.
Blushi kritikoi zhdukjen e miliona eurove që duhet të shkonin për fermerët, por sipas tij përfunduan te inceneratorët, një aferë që ai e cilëson si krim shtetëror.
Ai theksoi se korrupsioni dhe kapja e shtetit nga qeveria po dëmtojnë rëndë sektorin e bujqësisë dhe pengojnë rrugën drejt BE-së.
Deklarata e plotë e Blushit:
Korrupsioni shtetëror që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë është pengesa më e madhe dhe e vetme për integrimin në Bashkimin Europian.
Vendimi i Komisionit Europian për të refuzuar sërish dhënien e fondeve IPARD për Shqipërinë është një akuzë e rëndë dhe një shuplakë publike ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe prokurorisë speciale të kapur prej tij, SPAK-ut.
Bujqësia shqiptare, ky sektor kaq i madh, kaq i rëndësishëm dhe kaq jetik për vendin, po përballet me një krizë shumë të rëndë si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë për shkak të qeverisë plackitëse dhe të korruptuar.
Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë vijon për të dytin vit radhazi t’i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.
Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo cmim janë të vetmet qëllime të "Rilindjes". Skandali i zhdukjes së miliona eurove të destinuara për fermerët shqiptarë, por që përfunduan te inceneratorët që nuk ekzistojnë, është një krim shtetëror
Këto fonde europiane, që duhet të shkonin për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve, përfunduan në xhepat e një organizate mafioze që vepron për llogari të pronarit të vërtetë faktit të inceneratorëve, Edi Ramës, që vijon të vjedhë me këtë mega-aferë me bekimin e plotë dhe heshtjen kriminale të drejtësisë së kapur, që çdo zhvatje të Kryeministrit e konsideron afërmendsh si “krim intelektual të vështirë për t’u hetuar”.
Nuk mund të ketë integrim europian me një regjim që e përdor shtetin si instrument të grabitjeve dhe që e ka kthyer korrupsionin në dogmë qeverisëse. Nuk ka anëtarësim në BE për një vend ku SPAK jo vetëm që nuk lufton korrupsionin, por bëhet mburojë dhe garant i tij. Edi Rama, Frida Krifca dhe kupola politike e këtij regjimi janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë të kësaj vjedhjeje barbare të fondeve europiane IPARD, për të cilën Altin Dumani, si në çdo dosje ku del emri i Kryeministrit, nuk guxon të nisë asnjë hetim serioz.
Fermeri shqiptar në veçanti dhe bujqësia në tërësi po goditen barbarisht nga kjo qeveri. Çdo euro e vjedhur, çdo subvencion i refuzuar është një goditje ndaj jetesës së përditshme të mijëra fermerëve të ndershëm që punojnë tokën, që luftojnë për të mbijetuar, që shpresojnë në një të ardhme më të ndershme, por që kjo qeveria u akordon një buxhet më të vogël se bakshishi i vjedhjes në tunelin e Llogarasë,
Me një shtet të rrënuar nga korrupsioni dhe me këtë drejtësi të kapur, Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në Bashkimin Europian. Koha e llogaridhënies duhet të nisë me emra konkretë, me akuzë të qartë dhe me largimin e menjëhershëm të një qeverie që ka tradhtuar interesin kombëtar për interesat e saj mafioze dhe klienteliste.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38