Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blushi lexon letrën e Metës nga qelia 313: Procesi ndaj meje është farsë gjyqësore, SPAK s’ka asnjë provë

Nga ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar publikisht me një deklaratë të fortë ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i rrëzuar të gjitha akuzat dhe duke e cilësuar procesin ndaj tij si një farsë gjyqësore.
Në një letër të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, Meta mohoi çdo përgjegjësi për çështjet “CEZ-DIA”, lobimin në SHBA dhe fshehjen e pasurisë, duke theksuar se pas tetë vitesh hetime nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal në ngarkim të tij.
Meta akuzoi prokurorët se nuk i kanë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme në seancat gjyqësore, dhe se janë dorëzuar dëshmi të paplota, në shkelje të procesit të rregullt ligjor. Sipas tij, prokuroria nuk ka paraqitur asnjëherë listën e provave mbi të cilat mbështeten akuzat.
Edhe për akuzën e lobimit në SHBA, Meta deklaroi se nuk ka shkelur as ligjin shqiptar dhe as atë amerikan.
DEKLARATA:
Nuk më kanë vënë në dispozicion një pjesë të mirë të akteve të dosjes të kërkuara nga unë me insistim në seancat gjyqësore. Madje në seancën e fundit, m'u dorëzua nga prokurorët një dëshmi e cila kishte vetëm tre faqe, por që nuk dihej se sa faqe nuk i gjendeshin. Nuk dua të zgjatem me plot anomali të tjera të kësaj farse gjyqësore, që s'ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, sepse avokatët e mi të nderuar, zoti Kujtim Cakrani dhe zoti Grysen Zhlima, janë aty për të dhënë sot çdo sqarim me transparencë dhe profesionalizëm. Por shkurtimisht, dua t'ju theksoj me përgjegjshmëri absolute se edhe pse kemi hyrë në vitin e tetë të hetimeve ndaj meje, nuk ekziston asgjëkundi asnjë provë apo fakt penal kundër meje.
Edhe pse kemi insistuar në çdo seancë që prokuroria të dorëzojë listën e provave të pretenduara prej saj, kjo gjë nuk ka ndodhur në shkelje të procesit të rregullt ligjor. Lidhur me akuzat për çështjen ÇEZ-DIA, dua të theksoj se kjo çështje është gjykuar dy herë brenda vendit dhe në arbitrazhin e Vjenës. Lidhur me gjykimin e saj brenda vendit tonë, asgjëkundi dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im. Ky është edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen DIA, ku asgjëkundi në asnjëherë në këtë vendim prej 31 faqesh nuk përmendet emri i Presidentit Ilir Meta. Po kështu, çështja ÇEZ-DIA është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim, pasi dëmi efektiv për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milion euro si aksioner me 24% të kompanisë ÇEZ Albania. Ndërkohë që zotit Kastriot Ismaili i janë sekuestruar mbi 4 milionë euro që në vitin 2014. Ndërsa lidhur me spekulimet mediatike të shpërndara nga një media sorosiste, duke iu referuar arbitrazhit të Vjenës, ka dy sqarime të qarta zyrtare dhe publike të bëra nga Clifford Chance, studio ligjore që mbrojti interesat e shtetit shqiptar, ku rrëzohen të gjitha këto spekulime.
Janë pikërisht këto dokumenta, të cilat ne do t'ua vëmë në dispozicion, janë bërë dhe publike prej kohësh më fakt, por që qëllimisht nuk i jepet rëndësi. Po kështu, dëshmitë e zotit Hesek në Prokurorinë e Tiranës në dhjetor të vitit 2011, janë të plota dhe shteruese se si është përzgjedhur DIA nga bordi i ÇEZ-it, pas prezantimit të bërë në Pragë dhe propozimit të bërë në mars 2010, përpara se të regjistrohej në Tiranë në datën 4.8.2010. Po kështu janë të qarta në këtë dëshmi edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA për të fituar besimin e bordit të ÇEZ-it në Pragë. Po kështu është e njohur edhe partnerja amerikane e zotit Ismaili në DIA, e cila është përfshirë edhe në gjykimin e brendshëm, pra në anën shqiptare, edhe në arbitrazhin e Vjenës.
Lidhur me akuzën për lobimet, dua t'ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan, por nuk ekziston asnjë fakt gjithashtu që Ilir Meta të ketë patur dijeni që një person tjetër, shqiptar apo amerikan, po shkelte ligjin për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nënëvizoj se kontrata e Lëvizjes Socialiste për Integrim me kompaninë GSIS është shumë e mirë-detajuar dhe parandaluese për çdo veprim të dyshimtë nga cilido. Kur të mbarojë seanca paraprake, ne do të publikojmë kontratën, por edhe letër-porositë e dërguara, të cilat kanë synuar jo zbulimin e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave. Lidhur me çështjen e pasurisë dhe deklarimeve të pasurisë, dua të theksoj se akuzat e tre prokurorëve janë të bazuara mbi të pavërteta dhe falsifikime. Me këtë rast, dua të falenderoj vajzën e madhe Bora, e cila ka porositur një akt ekspertimi ligjor-financiar që do ta paraqitim në gjykatë, i cili rrëzon pretendimet absurde të prokurorisë, ku provohet se të ardhurat e mia të ligjshme për vitet ‘95-2023 janë mbi 87 milionë lekë të reja, pa llogaritur faktin se të ardhurat e mia si deputet fillojnë që në prill të vitit 1992, apo pagesat si ish-president në vitet 2024-2025.
Shpreh keqardhjen time të thellë për harxhimet e pafundme që kanë bërë tre prokurorët e SPAK-ut me letër-porositë e tyre anë e mbanë planetit tonë, nga Britania e Madhe, në Afrikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar pasuri të patundshme apo llogari bankare të fshehura nga ana ime. Jam krenar që ky hetim përndjekës dhe bazuar vetëm mbi shpifje ka rezultat shumë të qartë: zero qindarkë e padeklaruar apo e paligjshme nga unë, zero metër katror apo pasuri e patundshme e padeklaruar nga unë apo e sekuestruar nga SPAK. Duke qenë i bindur se avokatët e mi të nderuar, zoti Cakani dhe zoti Zhlima, do ju përgjigjen me transparencë, dua t’u siguroj se jam i hapur për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu në IEVP 313, Jordan Misja. Siç e dini, edhe në Rusi i lejojnë mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje, ndaj kjo mundësi s’ka pse t’ju ndalohet edhe ju. Ky ishte mesazhi i zotit Meta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38