Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blushi lexon mesazhin e Metës nga burgu, PL paralajmëron protestë kundër SPAK më 6 dhjetor

Partia e Lirisë ka shpallur protestën e radhës kundër SPAK, e cila do të mbahet më 6 dhjetor 2024, në orën 12:00, përpara zyrave të këtij institucioni. Lajmin e bëri publik Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Tiranë.
Blushi lexoi një letër të ish-Presidentit dhe liderit të PL-së, Ilir Meta, dërguar nga burgu, ku ky i fundit e përshkruan Shqipërinë si një "narko-shtet me një narko-drejtësi". Meta ka apeluar për mbështetje masive ndaj protestës, duke akuzuar SPAK-un si një “vegël” të kryeministrit Edi Rama, që përdoret për të sulmuar opozitën dhe për të mbyllur aferat e qeverisë.
Sipas Blushit, kjo protestë do të jetë një reagim kundër “kapjes” së drejtësisë dhe pasivitetit të SPAK ndaj krimeve të qeverisë.
Tedi Blushi: Të nderuar pjesëmarrës. Të nderuar anëtarë të Partisë së Lirisë. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sot kemi nevojë që të ngrihemi dhe të bëjmë gjënë e duhur që të mbrojmë lirinë e çdo qytetari dhe shoqërisë, nga burgosja e saj. Narko-regjimi i Ramës dhe narko-drejtësia e Dumanit kanë kaluar vijat e kuqe, duke shkatërruar opozitën. Presidenti i Partisë së Lirisë është rrëmbim politik dhe është vijim i grushtit të shtetit dhe duke përdorur skuadër të përzgjedhur prokurorësh e gjyqtarësh të nënshtruar. SPAK sot është kobure në dorë të Ramës dhe me urdhër të kryeministrit dhe të mafies politike e ka kthyer vendin me të burgosur politik.
Dy rezoluta ndërkombëtare, të CDI dhe të PPE mbështetën kërkesat e opozitës. SPAK është vetëm hanxhar në duart e kryeministrit për të asgjësuar opozitën e vërtetë, që përfaqësohet sot nga Berisha dhe Meta. Kjo situatë na detyron të protestojmë përpara SPAK, ky institucion që është kthyer në pistoletë në duart e kryeministrit. Më 6 dhjetor, ora 12:00 të niset stina e protestave përpara SPAK, për të denoncuar me prova e fakte, shkeljet flagrante të ligjit e Kushtetutës të kësaj strukture, që po bën sot. Vetëm me mosbindje civile shqiptarët mund t’i japin fund regjimit kriminal të Ramës.
Letra publike e Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, drejtuar Shtabit Drejtues të Tiranës
Të dashur drejtues të Partisë së Lirisë për Tiranën.
Në pamundësi të cdo komunikimi tjetër me ju, për shkak të izolimit ekstrem ku ndodhem nga Narkoregjimi I Dumdumanëve dhe Ramovicit, ju përshëndes përzemërsisht e plot mirënjohje për solidaritetin tuaj dhe qëndresën e pamposhtur në këto kohë decizivejo vetëm për ekzistencën e demokracisë dhe pluralizmit politik, por edhe për ekzistencën e Kombit tonë dhe të familjes shqiptare.
Metamorfoza e Reformës në Drejtësi me 140 vota që u kthye në një Ramaformë me 69 vota e cila instaloi hap pas hapi grushtin e Shtetit sorosist dhe mafioz në vendin tonë, I cili ekzekutohet cdo ditë jo vetëm përmes një Qeverie arbitrare, të dhunshme e bullizuese ndaj qytetarëve, por edhe përmes një junte spakistësh të cilët dhunojnë Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe kanë asgjesuar pavarësinë e gjykatave në cdo nivel, përfshirë edhe atë të Gjykatës Kushtetuese sic u ridëshmua edhe në rastin e fundit të cështjes Berisha, është jo vetëm alarmuese, por thirrje për Mosbindje Civile.
Rezultatet e fundit të C.D.I dhe P.P.E, janë një mesazh I qartë se Narkoregjimi I instaluar në Tiranë prej vitesh edhe me ndihmën e Mckonigalëve dhe diplomatëve të korruptuar nuk mund të kamuflohet më e të paraqitet si histori “ Suksesi”
Po kështu Buxheti 2025 është më antisociali dhe mizori për shumicën e qytetarëve e sidomos për 700.000 pensionistët që do të varfërohen më tej, për shumicën dërrmuese të punonjësve dhe një goditje e pamëshirshme ndaj bujqësisë dhe prodhimit vendas.
Po kështu ky është Buxheti që thellon rrokullisjen e arsimit drejt honeve të injorancës dhe analfabetizmit funksional si dhe Buxheti I braktisjes të mëtejshme të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve tanë.
Është thjesht një projekt për megavjedhje të reja të parave publike përmes disa klientëve të Edi Ramës, përmes PPP- ve, shumica e të cilave janë nën hetim, veprave publike me shumëfishimin e kostos reale dhe Inceneratorit që nuk ekziston.
Ndaj edhe Partia e Lirisë ka përgatitur Amendamentet e saj për rishikimin e këtij projekt buxheti në sintoni të plotë me 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus.
Por smund të priten surpriza nga një Parlament I verbër dhe I shurdhët I cili prej kohësh ngjason me një komisariat shtesë të Narkoregjimit ku keqtrajtohet Opozita që të mos funksionojë llogaridhënia dhe të mos dëgjohet zëri I qytetarëve që vuajnë padrejtësitë, arbitraritetin e pushtetit në cdo nivel dhe varfërinë që ka prekur shumicën e familjeve shqiptare.
Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të Partisë së Lirisë ti bashkohen Mosbindjes Civile, që pensionistët të mos vdesin për shkak të mosrimbursimit të ilaceve, që fëmijët të mos vriten në oborrin e shkollave, që Drejtoritë të mos ju shpërndajnë drogë nxënësve, që Narkodrejtësia të mos thërrasë një fshat të tërë në SPAK për një autokombanjë, port ë arrestojë pronarët faktikë të Inceneratorit të Tiranës.
Të ngrihemi të gjithë kundër një Qeverie që është bërë palë me bandat dhe Oligarkët kundër qytetarëve të ndershëm, dhe kundër Narkodrejtësisë që është bërë palë me Edi Ramën kundër Opozitës dhe kundër zgjedhjeve të lira e konkuruese.
Ju falenderoj të gjithëve për punën e palodhur dhe kurajoze që po bëni dhe shpreh bindjen në patriotizmin dhe atdhedashurinë tuaj e cila na lidh fortë jo vetëm me njëri – tjetrin, por edhe me të gjithë shqipëtarët liridashës kudo që ndodhen.
Partia jonë duhet të jetë në ballë të përpjekjeve dhe sakrificave për Liri dhe Demokraci, sepse ne jemi Parti Patriotike e cila interest Kombëtare I ka të shenjta, e cila jo vetëm ka ngritur prej kohësh alarmin kundër projektit ogurzi të shpopullimit të qëllimshëm, pork a edhe një program shumë konkret kundër shpopullimit.
Ne jemi Parti Patriotike jo vetëm se Arsimin e kemi një prioritet madhor, por edhe edukimin atdhetar të gjeneratave të reja si edhe forcimin e identitetit tonë Kombëtar.
Ne jemi Parti Patriotike sepse kemi një program të qartë për mbështetjen e prodhimit vendas sin ë bujqësi, blektori edhe në industri e manifakturë.
Me ne Shqipëria nuk do të jetë një gropë e madhe importesh por një fuqi eksportuese sic është edhe prioriteti ynë final.
E vetmja rrugë e sigurt që na mundëson realizimin e këtij programi në interest ë gjithë shqipëtarëve është përballja dhe rëzimi I Narkoregjimit.
Prandaj të shumëfishojmë forcat dhe bashkëveprimin me njëri tjetrin dhe të gjithë Opozitarët e vërtetë për të shporrur këtë pakicë të instaluar përmes krimit dhe korrupsionit.
Fitorja u përket guximtarëve dhe Patriotëve, ndaj edhe fitorja na përket neve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38