Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Marrëveshja e detit u firmos nga Ferit Hoxha, kurse akuzat ranë mbi Berishën

Blushi: Marrëveshja e detit u firmos nga Ferit Hoxha, kurse akuzat

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi në Kuvend ish-kryenegociatorin, tashmë ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha për rol të dyfishtë në procesin e marrëveshjes së detit me Greqinë 17 vite më parë.

Në fjalën e tij sot në Kuvend, Blushi tregoi se në atë kohë, kur punonte si gazetar, kishte publikuar një shkrim ku akuzonte Sali Berishën për shitjen e detit, por më vonë kishte mësuar se negociatat dhe firmosja e marrëveshjes ishin bërë nga kryenegociatori Ferit Hoxha.

Sipas tij, Hoxha jo vetëm që kishte rënë dakord me palën greke për marrëveshjen, por në të njëjtën kohë kishte nxitur edhe qëndrime të ashpra kundër saj.

"Z. Hoxha, 17 vite më parë, nga njëra anë si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë, sipas kërkesave të palës greke dhe do ua sqaroj pse dhe nga ana tjetër nxiste qëndrime të ashpra kundër Marrëveshjes së Detit.
17 vite më parë unë kam qenë gazetar te gazeta “Shqiptare” dhe ditën e nesërme të publikimit apo të firmosjes së marrëveshjes kam publikuar këtë shkrim me titull “Berisha shet detin.
Harta sekrete.
Greqisë i fali kufirin deri në Qeparo”
E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhëtonte interesin kombëtar, por nisur nga një fakt, Marrëveshjen Tedi Blushit, aso kohe gazetar, ia dha pikërisht Ferit Hoxha.
Ai i cili, unë më vonë mësova se ishte pikërisht ai që kishte firmosur dhe kishte rënë dakord me palën greke për këtë Marrëveshje, të cilën ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë se Berisha e shiti detin.
Pra ironi ose jo, në atë kohë në fakt, vetëm emri im u përmend si denoncues i marrëveshjes dhe kur ndërkohë të gjithë informacionin unë e merrja nga një individ, nga Ferit Hoxha.
Dhe më vonë mësova, i shokuar sigurisht, që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Sali Berisha, por e kishte negociuar kryenegociatori, ai i cili bënte lojë të dyfishtë, ai i cili më jepte informacionet, dhe ky është Ferit Hoxha", u shpreh Blushi. 

Të fundit