Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Meta në gjendje të mirë, akuzat politike dhe të stisura

Blushi: Meta në gjendje të mirë, akuzat politike dhe të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka cilësuar akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta si një "çështje të stisur" dhe të motivuar politikisht. 

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, ai tha se Meta gëzon shëndet të plotë dhe hetimet e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë provë konkrete.

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Parametrat e tij janë normalë dhe nuk ka asnjë problem. Çdo gjë tjetër që thuhet nuk është e vërtetë.”-tha Blushi.

Duke iu referuar hetimeve, Blushi theksoi se ato janë të pabazuara dhe pjesë e një fushate politike. “Janë bërë verifikime të gjera dhe janë dërguar kërkesa në shumë vende, por nuk është gjetur asgjë që mbështet akuzat. Kjo tregon qartë se çështja është e stisur,” deklaroi ai.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Metës, Blushi hodhi poshtë çdo spekulim për probleme fizike. “Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Parametrat e tij janë normalë,” pohoi ai. Për të ilustruar këtë, Blushi përmendi se ish-presidenti është aktiv fizikisht, duke luajtur rregullisht ping-pong, çka dëshmon formën e tij të mirë.

Të fundit