Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi në interpelancë me ministrin e Drejtësisë: Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë

Blushi në interpelancë me ministrin e Drejtësisë:

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë.

"Në një anë shpallni amnistinë për të ulur mbipopullimin në burgje, në anën tjetër miratoni burgun për parkingjet dyshe ndaj qytetarëve të ndershëm. Të paktën 251 anëtarë të bandave më të rrezikshme enden të lirë rrugëve, më i fundit një killer i rrezikshëm që u arratis nga spitali i Durrësit, që ju ia krijuat mundësitë, duke qenë as me pranga dhe as i ruajtur mirë. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë", tha Blushi.

Blushi nxori në Kuvend videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta dhe tha se ai u rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës.

"Zoti Meta u njoh me akuzën nga policia gjyqësore në orën 14:16 minuta, ndërkohë që rrëmbimi I tij që e pa gjithë bota, ndodhi në orën 12:18 minuta. Lexoni vendimin e gjykatës z.ministër, fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij shoqërues, që nuk kishte asnjë urdhër ndalimi. Akt kriminal, i kryer nën bekimin e policisë së shtetit, narko drejtorit Ilir Proda dhe në heshtje të ministrit servil Ervin Hoxha, të cilin e bëtë deputet më të votuar në burgjet e sigurisë së lartë. Tani e dinë gjithë shqiptarët kush e urdhërori, udhëhoqi atë operacion”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se Meta nuk është persekutuar politikisht.

Do doja që kjo sallë të përdoret për misionin që kemi në këtu, përfaqësimit të qytetarëve që presin nga ne dhe jo të dëgjojnë diskursin e emrave të përveçëm. Flet në emër të drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar për kundërshtarët politikë. Sot jam këtu për t’i përgjigjur detyrimit kushtetues duke u angazhuar që ti shërbej sa më mirë të vërtetës”, tha ai.

Të fundit