Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Blushi në Protestën Kombëtare: Liria na thërret, vdekja nuk na tund

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka mbajtur një fjalim të fortë në Protestën Kombëtare të opozitës, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një regjimi që, sipas tij, mbahet në pushtet përmes korrupsionit, frikës dhe kapjes së shtetit.
Blushi u shpreh se liria nuk fitohet pa guxim dhe përballje, ndërsa theksoi se asnjë regjim nuk rrëzohet pa vendosmërinë e qytetarëve për të mos pranuar më vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet.
Në fjalën e tij, Blushi renditi një sërë problematikash sociale dhe ekonomike, duke përmendur emigrimin masiv të të rinjve, varfërinë, pensionet e ulëta, vështirësitë e fermerëve, mungesën e ilaçeve për të sëmurët onkologjikë dhe pamundësinë e të rinjve për të ndërtuar jetën në Shqipëri.
Ai akuzoi qeverinë për abuzime me fondet publike dhe ndihmat e Bashkimit Europian, si dhe për shkatërrimin e prodhimit vendas në favor të importuesve klientelistë.
Blushi u ndal edhe te çështja e sigurisë, duke deklaruar se shteti mbron pushtetin me struktura sigurie, ndërsa, sipas tij, dështon të garantojë sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm.
Duke iu referuar drejtësisë, Blushi tha se institucionet e reja janë shndërruar në instrument politik për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur korrupsionin qeveritar, duke e cilësuar Shqipërinë si rast unik në NATO për ekzistencën e të burgosurve politikë.
FJALA E PLOTE
Mirëmbrëma, motra dhe vëllezër!
Të dashur qytetarë!
Liria na thërret, vdekja nuk na tund!
Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë!
Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrën e kurrës vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën, si normalitet.
Liria fitohet vetëm me guxim, me kurajë dhe përballje.
Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë që e ndal dhe jo më një regjim kalbësirë si ky i Ramaduros.
Bashkimi ynë sot po trondit në themel çdo mur që Narkoregjimi ka ngritur përballë jush.
Po trondit çdo narkopolic, çdo patronazhist, çdo strukturë kriminale, që Edi Rama ka krijuar për t’u mbrojtur nga revolta dhe zemërimi juaj.
Ky regjim i mbaruar nuk ka më asnjë shpresë t’i mbijetojë ortekut të popullit që ka vendosur të jetojë i lirë.
Sot, vendimi ynë është i qartë dhe i padiskutueshëm.
Mirëqenie dhe jo varfëri!
Dinjitet dhe jo skllavëri!
Komb dhe jo shkombëtarizim!
A vdekje, a liri!
Ky është misioni ynë.
Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë.
Loti i çdo nëne, që Edi Rama me axhendën antikombëtare të shpopullimit ia dëboi djalin dhe vajzën në emigrim, është borxhi ynë.
Sakrifica e përditshme e çdo prindi që lufton çdo ditë për bukën e gojës së familjes është detyrimi ynë.
Vuajta e çdo të sëmuri me tumor në Onkologjik, që lufton me jetën për mungesën e ilaçeve, është thirrje për drejtësi.
Poshtërimi i çdo pensionisti, prindi dhe gjyshi tonë, që nuk shtyn dot muajin me pensionin mizerabël, na detyron të reagojmë.
Mundi dhe djersa e çdo fermeri që hedh produktet e veta në kanal dhe që sheh se si Edi Rama i vjedh edhe ndihmat e BE, na detyron një reagim.
Prodhuesit “Made in Albania” që nuk gjejnë treg për prodhimet e tyre sepse importuesit klientelistë e kanë shkatërruar tregun, u detyrohemi një përgjigje për pyetjen edhe sa duhet t’i durojmë këta banditë?
Të rinjtë që bëjnë dy-tre punë dhe nuk blejnë dot shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente, meritojnë një rrugëzgjidhje.
Tirana, Vlora, por edhe gjithë qytetet dhe fshatrat që ende thahen për ujë të pijshëm ndërkohë që Kreu i Organizatës lag gurmazin me verë 33 mijë euro shishja, i kanë sytë nga ne.
Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Edi Ramës për të pirë mall të helmojë nga droga edhe fëmijët tanë.
Ky regjim që ruan Edi Ramën dhe çetën e tij të kusarëve me qindra badigardë, por që nuk cakton një polic për të ruajtur sigurinë e fëmijëve në shkolla, që theren me thika e humbin jetën, nuk do të lejojmë më asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtet.
Durrësi, Lezha, Gjirokastra dhe çdo zonë e përmbytur nga korrupsioni në javët e fundit duhet ta dinë se dallga gjigande e këtij reagimi popullor do ta përmbysë përgjithmonë këtë regjim.
Se nga flakët që Edi Rama ndezi për të djegur pasuritë e biznesmenëve të ndershëm te 5 Majit për të ndërtuar kulla krimi dhe droge, do të përvëlohet vetë.
Shqipëria jonë nuk mund të jetë kurrë më Narkoshtet, as pronë e krimit të organizuar, as plaçkë e një grushti oligarkësh dhe as e mafias ndërkombëtare.
Kurrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një Soros-land dhe as të pranojmë që toka e shqiponjave të kthehet në fermë për internacionalen e surogacisë.
Ne nuk kërkojmë hakmarrje.
Ne kërkojmë liri, demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ky regjim, që mbron interesat mafioze të pakicës dhe i harron, i braktis dhe i dhunon qytetarët, nuk mund të përfaqësojë më Republikën e Shqipërisë.
Ne do t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve!
Republika e Shqipërisë duhet të jetë e sovranit dhe e ligjit, kurrë e një Kryebanditi dhe një grupi të strukturuar kriminal qeveritar, që vjedh shtetin, taksat dhe grabit të ardhmen tonë.
Sakrificat dhe vuajtjet tuaja këto 13 vite kërkojnë shpagim.
Por “Drejtësia e Re” u kthye në armën dhe patericën e Ramaduros për ta mbrojtur atë nga ndëshkimi ligjor për korrupsionin dhe krimet e tij duke ndëshkuar qytetarët e thjeshtë dhe duke ua vështirësuar më shumë jetën atyre.
Shumë prokurorë e gjyqtarë janë kthyer sot në kamikazë të Edi Ramës.
Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, që rrëmbeu në mënyrë mafioze Ilir Metën dhe e mban sot padrejtësisht në burg, që izoloi për 333 ditë Sali Berishën, që rrëmben jo vetëm drejtues të opozitës, por edhe qytetarë dhe biznesmenë të ndershëm, siç faktoi afera familjare e AKSHIT-t e Edi Ramës.
Fuqia jonë nuk qëndron te dhuna, por te vendimi ynë për të jetuar të lirë, të sigurt dhe me dinjitet në Atdheun tonë.
Unë përulem me mirënjohje për sakrificat dhe qëndresën e gjithësecilit prej jush.
Por kjo nuk mjafton.
Ne, opozita, duhet t’i prijmë me çdo sakrificë guximit tuaj!
Ta kthejmë lirinë në misionin tonë kombëtar.
Të shembim këtë mur të hajdutërisë dhe krimit të organizuar të shkrirë njësh me shtetin.
Të shembim ligjin antifamilje, të lartësojmë figurën e nënës dhe babait, dhe të mbrojmë vatrat tona nga ky sekt mafioz pa fe dhe pa Atdhe!
T’i kthejmë popullit çdo qindarkë dhe pasuri të grabitur nga organizata kriminale dhe kryetari i saj.
Të rikthejmë votën e lirë dhe të mbrojmë si sytë e ballit demokracinë, në themelet e së cilës është gjaku dhe sakrificat sublime të shqiptarëve që dhanë jetën në përballje me diktaturën.
Të shkërmoqim dhe ta shkulim nga rrënjët këtë regjim të kalbur narko-mafioz!
Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë dhe të dhembshur, që mendon, kujdeset dhe që u shërben të gjithëve, ku drejtësia dhe mundësitë janë të barabarta për çdo shqiptar.
Ky është shteti dhe Republika që meritoni ju.
Republika e shqiptarëve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit.
Nuk do të lejojmë që ajo të bëhet NarkoRepublika e Edi Ramës.
Për lirinë ja vlen çdo sakrificë!
A vdekje, a Liri!
Fitore!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43