Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Është koha për ta goditur narko-regjimin pa mëshirë, fitorja u përket guximtarëve

Blushi: Është koha për ta goditur narko-regjimin pa

Sekretari i Përgjithshëm I PL, Tedi Blushi ka bërë thirrje qytetareve që të bashkohen kundër narkoregjimit, që sipas tij, përmes keqqeverisjes ka varfëruar e shpopulluar vendin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ku dhe ka shpërndarë një video nga Konventa e PL së Tiranës, e mbajtur të shtunën, Blushi thotë se është koha për një betejë të vendosur, në mënyrë që narkoregjimin të marrë goditje të pamëshirshme në çdo qelizë.

Statusi

Fitorja u përket guximtarëve sepse mbi guximin ndërtohet Liria!

Nuk ka Liri pa luftë dhe sakrifica!

Është koha për një betejë të vendosur për ta goditur Narkoregjimin pa mëshirë në çdo qelizë, për t'i dhënë fund një orë e më parë kësaj keqeverisje mizore, përjashtuese, varfëruese, shpopulluese dhe antikombëtare.

Ne kemi vetëm një zgjidhje: Të vemë në jetë me çdo çmim 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus!

ME TY, ILIR META!

Të fundit