Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Shumë shpejt arrijmë marrëveshjen me PD për zgjedhjet e 11 majit

Blushi: Shumë shpejt arrijmë marrëveshjen me PD për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se negociatat mes PL dhe Partisë Demokratike janë në fazën përfundimtare dhe pritet që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje mes dy forcave opozitare lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në studion e News24, Blushi theksoi se detajet e negociatave do të bëhen publike në momentin që partitë e konsiderojnë të përshtatshme.

 “Kushdo që e ndjen veten opozitar dhe vlerëson se interesi kombëtar është më i madh se ai personal, dhe që nuk është dakord me keqqeverisjen e Edi Ramës apo shpopullimin e vendit në 12 vitet e fundit, është i ftuar në koalicionin tonë për t’i kthyer vendit një epokë të re më 11 maj,” u shpreh Blushi.

 

 

 

Të fundit