Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: S'ka rregulla lojë, do përballemi 'dhëmbë për dhëmbë' me narkoshtetin

Blushi: S'ka rregulla lojë, do përballemi 'dhëmbë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaron se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë nuk përfaqëson një veprim të thjeshtë ligjor, por një akt të planifikuar dhe të dhunshëm me motive të qarta politike.

Duke folur në Syri tv, ai e përshkroi këtë ngjarje si një “rrëmbim terrorist,” i cili, sipas tij, synon të godasë Partinë e Lirisë dhe të asgjësojë opozitën e vërtetë në vend.

Ai tha se partia është e përgatitur për një betejë “dhëmb për dhëmb” kundër çdo përpjekjeje për të shuar demokracinë dhe të drejtat politike të opozitës.

'Nuk kemi thjesht të bëjmë me një arrestim; kemi të bëjmë me një rrëmbim terrorist të presidentit të Partisë së Lirisë dhe një arrestim politik të tij, me qëllimin e vetëm për të goditur Partinë e Lirisë dhe për të përshpejtuar atë skenar, të cilin ne e kishim paralajmëruar prej kohësh dhe që Edi Rama e ka vënë në jetë falë terroristit Altin Dumani.

Ky është një plan për asgjësimin e opozitës së vërtetë, pluralizmit demokratik dhe demokracisë në vend. Bëhet fjalë për një keqpërdorim të tmerrshëm të një figure si Altin Dumani, i cili nuk ka as dinjitetin e kushëririt të tij, kriminelit famëkeq Nuredin Dumani.

Ai është një terrorist në krye të kësaj strukture kriminale, duke shërbyer si mashë, si kamxhik dhe si vrasës me pagesë për axhendat personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, për të asgjësuar opozitën e vërtetë.

Partia e Lirisë, nga ky moment, është në gjendje alerti.

Të gjitha strukturat e Partisë së Lirisë janë në këmbë dhe jemi gati, sikurse jeni njohur edhe ju me qëndrimin zyrtar të kryesisë politike të PL-së, për të intensifikuar aksionin tonë politik dhe në terren, në përballjen dhëmbë për dhëmb dhe pa mëshirë me narkoshtetin dhe narkodrejtësinë e Edi Ramës.

Ne kemi mbërritur në këtë situatë për një arsye shumë të thjeshtë: pasi lidershipi i kapur deri dje i opozitës u largua dhe drejtimin e opozitës e morën Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët as nuk korruptohen, as nuk blihen dhe as nuk shiten te ky regjim kriminal. Edi Rama zgjodhi të përdorë dhe keqpërdorë këtë sistem drejtësie, i cili, sipas gjykimit tim, ka shpallur përfundimisht falimentimin total dhe asgjësimin e të ashtuquajturës reformë në drejtësi.

Pra, zyrtarisht, “Ramaforma” i ka shtrirë të gjitha tentakulat e saj në sistemin e drejtësisë, duke përdorur një strukturë të posaçme të ngritur gjoja për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të ekzekutivit dhe shtetit shqiptar. Fatkeqësisht, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po e rrëshqet Shqipërinë me shpejtësi në atë që mediat perëndimore e cilësojnë si instalimin përfundimtar të mafiokracisë në vendin tonë dhe goditjen e opozitës së vërtetë.

Sot, opozitë të vërtetë bëjnë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe ky është fakt. Rama i ka shpallur luftë frontale opozitës së vërtetë; do të na ketë dhëmb për dhëmb e sy për sy, sepse tashmë nuk ka rregulla loje. Shteti ligjor është asgjësuar dhe i është vënë shqelmi.'- u shpreh Blushi.

Të fundit