
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Blushi: Të përshkallëzojmë mosbindjen civile, Edi Rama ka mbaruar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar nja takim në Kamëz.
E plotë:
Shumë faleminderit Arla dhe shumë faleminderit të gjithëve ju që keni ardhur në këtë takim, falenderoj në radhë të parë strukturat drejtuese në Bashkinë Kamëz, falenderoj edhe Bledin, drejtuesin e forumit tonë rinor në Bashkinë Kamëz dhe është merita e Bledit që në këtë takim ka kaq shumë të rinj, të cilët janë një shpresë e madhe për Partinë e Lirisë dhe për fuqinë e kësaj force politike, në këto kushte ku ndodhet vendi.
Një mirënjohje me përulësi, për secilin prej jush, për të gjitha sakrificat në opozitë në këto njëmbëdhjetë vite, për gjithë angazhimin tuaj të palodhur për hapjen dhe për zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Kamzës.
Një falenderim për këshilltarët tanë të mrekullueshëm, që kanë justifikuar të gjithë besimin tuaj në bashkinë e Kamzës, të cilët vijojnë me vendosmëri betejën për llogaridhënie dhe transparencë në këtë Bashki, që për fat të keq, ashtu si edhe në pushtetin qëndror, është ndërruar sot në simbolin më të urryer të banorëve të Kamzës.
Është e pafalshme që kjo bashki në vitin 2024 ende nuk ka të zgjidhur çështjen e infrastrukturës rrugore dhe është një nga pesë bashkitë më të mëdha të vendit.
Është e pafalshme për buxhetin që ka kjo bashki, që ende nuk ka zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm dhe është kriminale që ky pushtet sot të vijon të përdorë legalizimet në bashkinë e Kamzës si një mjet shantazhi dhe presioni për votën tuaj.
Në zgjedhjet e afërta do t'i kthehen jo me shuplaka, po me grushta turive Edi Ramës dhe të gjithë atyre që mundin gjakun djersën dhe sakrificën tuaj, që përpiqen ta përdorin si një mjet presioni politik.
Është kriminale që kjo qeveri dhe ky pushtet vendor kanë thelluar vit pas viti varfërinë në këtë bashki që sot, me sa u informova edhe nga këshilltarët tanë, edhe nga zoti Faik, ka thelluar dhe ka rritur numrin e familjeve në nevojë.
Duke iu dhënë atyre vetëm tridhjetë mijë lekë të vjetra të pamjaftueshme për t'i shtyrë ditën me koston e lartë të jetesës që ka sot vëndi dhe jo për të përballuar muajin, është kriminale që shkollat në bashkinë e Kamzës janë sot pa asnjë kusht dinjitoz për mësimdhënie, sepse para se të fillonin këtë takim, takova një bashkëqytetarin tuaj, i cili më tha që edhe ngrohjen në shkollat e Kamzës e paguajnë me lekët e xhepit.
Sepse as qeveria, as bashkia nuk kanë garantuar kushtet e nevojshme në shkolla.
Është gjithashtu kriminale që Kamza është lënë sot pa një spital, që edhe për të bërë një serum, juve ju duhet të shkoni deri në Tiranë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, e theksoi me të drejtë Doktor Besniku.
Dhe ne angazhohemi që që në mandatin e parë Besnik do ta ndërtojmë spitalin në Kamëz, sepse Kamëza meriton më shumë se kaq.
Por më vjen mirë që këtu mes nesh ka dhe shumë pensionistë që janë përfaqësuesit e kategorisë më të përbuzur, më të tradhtuar, më të nëpërkëmbur dhe më të braktisur nga kjo Qeveri, sepse janë pensionistët ata që vuajnë më shumë se kushdo tjetër sot, koston e rëndë të keqqeverisjes, njëqind e shtatëdhjetë lekë në muaj, parashikon Edi Rama vitin e ardhshëm me buxhetin më të madh në historinë e vendit, prej tetë pikë dy miliardë euro, por që nuk ka gjetur fonde për pensionistët.
Nga 8.2 miliardë euro, vetëm njëqind e shtatëdhjetë lekë do shkojnë për pensionistët, dhe jo vetëm kaq, por edhe me përbuzjen dhe me talljen kriminale që ai bëri me indeksimin 4.1% të pensioneve dhe me premtimin e bonusit të fundvitit, unë jam i bindur se pesonistët e kamzës as nuk do mashtrohen dhe as nuk kanë për t'i dhënë votën Edi Ramës në zgjedhjet e afërta Eshtë kriminale që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet pothuajse as 1% fonde për pensionistët.
Kur Kosova me buxhet dy pikë tre herë më të vogël se Shqipëria do të rrisë pensionet në masën 20%, është kriminale që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet 0% fonde shtesë për rritje pagash, kur Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël se sa ne do të bëjë një rritje prej 110 euro për çdo punonjës të administratës publike.
Është kriminale që në buxhetin e vitit të ardhshëm fondi i ndihmës ekonomike, jo zero, po është në ulje.
Është kriminale që ky buxhet I ndërtuar nga gjaku, nga mundi, nga djersa juaj, sepse janë taksat tuaja ato që e bëjnë të mundur këtë buxhet, parashikon për fat të keq, 0 rritje për pagesat e papunësisë, ku ndërkohë numri i të papunëve do të rritet edhe vitin e ardhshëm dhe në veçanti kur kamza e vuan më shumë se cdo bashki tjetër problemin e madh të papunësisë?
Zero fonde parashikon Edi Rama për ju vitin e ardhshëm.
Zero fonde ai parashikon edhe për familjet më të varfra të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë, sepse pjesën e luanit të këtij buxheti, ai nuk e ka për ju, nuk e ka as për pensionistin, as për të papunin, as për më të varfrit, por e ka për oligarkët, për klientët e tij, e ka për inseratorin e Tiranës, që nuk ekziston që vetëm për vitin e ardhshëm Qeveria parashikon një mbështetje buxhetore prej një pikë tre miliardë lekësh, një pikë tre miliardë për një shërbim që nuk kryhet, dhe njëqind e shtatëdhjetë lekë të vjetra për pensionistin, sepse vitin e ardhshëm vetëm bën shpenzimet operative, pra që Edi Rama të udhëtojë me çarter personal nëpër botë për të dhënë konçesionet e tjera korruptive.
Për të vijuar pagesat për PPP-të, që të gjitha janë nën hetim nga sterilizimi te çekapi.
Janë parashikuar në total rreth 777 miliardë lekë, sepse kjo është një mënyrë që Edi Rama e ka shpikur për të vjedhur gjakun tuaj, për të vjedhur taksat tuaja, dhe këto janë fakte, nuk është propagandë.
Buxheti është aty në parlament dhe unë falenderoj edhe deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët kanë përgatitur dhe kanë depozituar për miratim njëmbëdhjetë amendamente për ta zbutur këtë armë kriminale të këtij buxheti, megjithatë, edhe pse shurdhëria e Edi Ramës ndaj kërkesave tona
Është e sigurt, ashtu siç është e sigurt, se ai sot bashkë me rilindasin e tij të vogël këtu në bashkinë e Kamzës refuzon të dëgjojë hallet tuaja, refuzojë të zgjidhë problemet tuaja, refuzon të shtojë pagat e punonjësve, refuzon të shtojë ndihmën sociale, refuzon në mënyrë kriminale të rrisë pensionet.
Jo vetëm kaq, por edhe fondet për arsimin ka parashikuar 0, sepse ai i urren të rinjtë, sepse ai do një kamëz pa të rinj, sepse ai do një Shqipëri pa të rinj, në mënyrë që të vjedhë më i qetë këtë vend, të grabisë tokat, të grabisë pronat e ligjshme të shqiptarëve dhe kur ndërkohë në njëmbëdhjetë vite të keqqeverisjes së tij, ky vend numëron mbi një milionë shqiptarë, që janë detyruar të braktisin vendin.
Edhe Rama si politik mbështetëse për të rinjtë dhe nuk surprizohemi aspak, parashikon zero rritje fonde për arsimin.
Ndaj është koha të intensifikojmë aksionin tonë opozitar, të përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar.
Sepse protestat e fuqishme dhe mosbindja civile është sot e vetmja rrugë që na ndihmon të shkurtojmë ditët kësaj qeverie.
Përse cilësojmë ne si na korrigjim?
Sepse vëllai i Edi Ramës është direkt i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sepse Edi Rama... pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, të Sinalovës dhe të Tragetës, sepse tre apo katër Ish ministra të brendshëm kanë qenë direkt të përfshirë me trafikun e drogës, sepse shumica e drejtorëve të policisë së shtetit janë të përfshirë direkt në trafikun e drogës.
Ndaj, kjo cilësohet si një narkoqeveri, si i vetmi narkoregjim në Europë, sepse Europa kurrë nuk ka njohur një shtet të kontrolluar njëqind për qind nga mafja dhe një shtet ku droga dhe mafja dhe trafikantët bëjnë ligjin.
Amerika Latine po, por Europa e njeh sot Shqipërinë si të vetmin vend në historinë e këtij kontinenti ku është krijuar një narkoregjim.
Për fat të keq, kjo qeveri mbahet sot në këmbë edhe nga një tjetër strukturë kriminale, që është paku.
Pse cilësoj kriminale?
Së pari, se ky kryetari i bashkisë këtu, vetëm me kallëzimet që ka bërë Faiku dhe këshilltarët tanë bashkiak, duhet të ishte i arrestuar prej kohësh, por jo, ai vazhdon ende dhe lihet i lirë për të vijuar vjedhjen me taksat e qytetarëve tuaj.
Të mos harrojmë që është kjo strukturë që ka ngritur një fshat të tërë dyqind fshatarë për t'i sjellë në Tiranë për të jetuar për një autokombaj pa leje.
Por që nuk guxon as t'i përmend emrin sot Edi Ramës, Rakip Sulit apo Erion Veliajt dhe nga ana tjetër.
Është kjo strukturë që në mënyrë të paligjshme ka urdhëruar në shkelje të hapur të ligjit të Kushtetutës të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut Rrëmbimin terrorist të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot është në kushte ekstreme izolimi nga tmerri që Edi Rama ka nga Ilir Meta, sepse spaku sot ka një mision, jo të ndëshkojë pandëshkueshmërinë, por të kthehet në mburojë të të korruptuarve dhe të të inkriminuarve Që mbajnë sot në pushtet Edi Ramën, Ilir Meta sot në një masë ekstreme izolimi, i ndaluar pa fakt penal.
Me zero prova, me zero dëshmi, sepse spaku nëpërmjet arrestimit dhe ndalimit politik të drejtuesve të opozitës.
Që e ka kthyer këtë vend në të paktat vende në botë me të burgosur politikë.
Nuk synon asgjë tjetër veçse t'i garantojë edhe një mandat katër vjeçar në kurrizin tuaj, këtij regjimi kriminal që sot ju lë pa pensione, pa rroga, ju le pa rrugë, ju le pa ujë të pijshëm, ju le pa shkolla, pa spitale, sigurisht, dhe pa asnjë shërbim dinjitoz që meritoni ju.
Ndaj, në datën gjashtë dhjetor, në ora dymbëdhjetë.
Unë jam i bindur se e gjithë kamza do të shkulet në Tiranë për të protestuar para kësaj strukture që ka tradhtuar besimin tuaj dhe ka kryer një tradhëti kombëtare duke mos ndëshkuar pandëshkueshmërinë, por duke luftuar dhe arrestuar pikërisht ata që janë denoncuesit më të ashpër dhe më kurajozë të inkriminimit të tmerrshëm të kësaj qeverie dhe që mbron këta banditë që sjellë Edi Rama këtu për të provokuar atë takim tonë, duke xhiruar gomët, mos u provokoni prej tyre.
Mos u provokoni prej tyre, sepse ne jemi me të drejtën.
Ndaj ju ftoj në datën gjashtë dhjetor, në ora dymbëdhjetë para spakut, për t'i treguar kësaj strukture që në mënyrë kriminale rrëmbeu dhe po mban të izoluar presidentin e Partisë së Lirisë, se nuk do të mundet dot dhe nuk ka fuqi në botë të ndarë këtë parti patriotike për të cliruar vendin nga ky regjim, se nuk ka forcë në botë që na ndan ne t'i sjellim një stil pranverë lirie dhe demokracie Shqipërisë, sepse partinë e lirisë nuk mund ta marrë dot peng askush.
Ju kërkoj gjithashtu të intensifikojmë takimet tona derë më derë në çdo rrugë, në çdo lagje të Bashkisë së Kamzës për të prëzantuar këtë program të mrekullueshëm, pesë prioritetet tona për katër milionë shqiptarë plus, që nuk shërben vetëm për t'i sjellë vendit dhe për t'i garantuar këtij shteti dhe qytetarëve të tij lirinë.
Madje, po merr presidentin Meta live, kështu që unë po i hap telefonin edhe ta përshëndesim të gjithë.
Ndaj u ftoj të nxitojmë për të prezantuar këtë program të jashtëzakonshëm që garanton jo vetëm një shtet të së drejtës në vend, por mbi të gjitha mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Ne kemi pesë prioritete madhore për katër milionë shqiptarë, plus prioriteti i parë është ndalimi i shpopullimit.
Sepse ky fenomen ka goditur shumë rëndë edhe këtë bashki, sepse nuk ka sot një familje në Kamëz që nuk ka një të afërm në emigracion që nuk ka një të ri dhe një familjar që nuk është detyruar, për shkak të kësaj axhende të qëllimshme antikombëtare të Edi Ramës, të braktisë vendin, këtë vend të mrekullueshëm me potencial të jashtëzakonshëm Zhvillimi, por si do ta ndalim ne shpopullimin?
Ne kemi disa masa konkrete.
Së pari, ne do të garantojmë që për çiftet e reja, ne do t'i japim shtëpi ku interesat, sipas modelit hungarez, që ka rezultuar modeli më i suksesshëm, sot do të ofrojmë shtëpi për çiftet e reja dhe ku interesat do t'i paguajë shteti, ne do të garantojmë që për nënat shtatzana, do të mbulojmë shtatëdhjetë deri njëqind për qind të pagës deri në dy vite pas lindjes.
Gjithashtu, ne garantojmë, që nëpërmjet këtij programi të shkëlqyer, po.
Pra, ju përshëndet presidenti.
Presidenti, përshëndesim nga Kamza live.
Ndaj, për t'u ndalur dhe njëherë te programi ynë.
Ne do të mundësojmë, në fakt, nuk mund të kesh, mos kesh emocione.
Kur dëgjon presidenti që është një burim i pashtershëm, forcë dhe energji për të gjithë ne, sepse falë tij edhe falë paralajmërimeve që Ilir Meta ka bërë prej kohësh dhe që për fat të keq nuk u dëgjuan nga të gjithë, Sot jemi në këtë situatë, megjithatë, pavarësisht kësaj vështirësie, unë jam i bindur se strukturat tona.
Se Partia e Lirisë do të dalë më e fortë në betejë do të dalë më triumfuese në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, sepse Kamza jam i bindur se do t'i prijë këtij ndryshimi. Por për t'u rikthyer dhe një herë te programi ynë, përveç dy pikave të prioritetit të parë të ndalimit të shpopullimit, ne garantojmë dhe angazhohemi, nuk është premtim, është angazhim, është betim për mbështetjen falas me ushqim dhe suplementet e domosdoshme ushqimore.
Për gratë shtatzëna të familjeve në varfëri, ne gjithashtu angazhohemi që me Partinë e Lirisë në qeverisje, ushqimet dhe suplementet ushqimore për fëmijët deri në një vjeç do t'i jepen falas.
Ne gjithashtu angazhohemi t'i japim kredi për çiftet e reja në masën njëzet mijë euro, si një mundësi dhe si një mbështetje e shkëlqyer.
Që të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme të kafzës të mos detyrohen të largohen nga vendi.
Prioriteti ynë i dytë është dyfishimi i pagave dhe pensioneve, që të paktën një pensionist të marrë një masë pensioni të barabartë, sa një pensionist në Kosovë, që pagat të jenë të përafërta me mesataren e rajonit, prioriteti numër tre është mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë.
Me pagesa dhe me mbështetje direkte, prioriteti numër katër është arsimi Që të mos ketë më zero fonde shtesë për arsimin, por që ky sektor të mbështetet me të paktën pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Që mësuesia të konsiderohet ide prioritare, që jo sa herë të ndërrojnë pushtetet, mësuesit të ndryshojnë në varësi të bindjeve politike.
Dhe prioriteti numër pesë që lidhet me prioritetin e parë është Shqipëria fuqi eksportuese në mënyrë që Shqipëria të.
Të mos eksportoj më si aktualisht tetë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto, por të paktën pesëdhjetë e shtatë për qind, sa ç'e ka Maqedonia e Veriut.
Se është e qartë që për këtë qeveri, prioritet ka importi për ta zhvilluar këtë vend në një kosh të mbeturinave të botës dhe sigurisht, për ta shndërruar këtë vend, siç është aktualisht, në të parin vend në kontinent, ku është rritur importi i bananeve me 60% nga Kolombia.
Se besoj e dini që në fakt nuk ka rritur banorët, por është rritur importi i drogës që me licencë qeveritare.
Trafikohet sot brenda dhe ndërkombëtarisht, ndaj të vrapojmë dhe të nxitojmë derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje për t'i shkurtuar ditët kësaj qeverie, që i ka bërë një mijë e një të zeza kamzës.
Që edhe pse e rrëmbeu këtë bashki me banda dhe me vota të blera, prapë tregoi se është e paaftë, e papërgjegjshme dhe kriminale në raport me ju, për sa kohë as nuk ju shtron rrugë, as nuk ju rrit mbështetjen ekonomike, as nuk ju ndërton spitale.
As nuk ju ndërton shkolla.
Njëmbëdhjetë vite janë të mjaftueshme për çdo qeveri, për të realizuar premtimet e saj.
Por Edi Rama qartësisht tregoi në këto njëmbëdhjetë vite se asnjë nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet nuk i realizoi.
Premtoi treqind mijë vende pune, mbani mend apo jo, dhe ka shpopulluar një milion shqiptar.
Premtoi shëndetësi falas, po sot gjithë ju e dini se sa.
Paguani në muaj apo në vit për të marrë një shërbim të denjë shëndetësor, që edhe për një serum jeni të detyruar të paguani ryshfet.
Nuk mund ta toleroj më këtë situatë, ndaj të çohemi në këmbë në një sulm frontal me këtë qeveri. Sepse ne jemi më të fortë se ta, jo se kemi banda, nuk kemi asnjë bandë, por sepse kemi të vërtetën me ne.
Sepse kemi Zotin, sepse kemi ato vlera kombëtare që Rilindja është përpjekur që t'i zhbëjë.
Sepse ne jemi për kombin, ne jemi për familjen.
Dhe ne besojmë në Zot, tre vlera që Edi Rama dhe Rilindja nuk i ka.
Ndaj të çohemi dhe të luftojmë Për t'i shporur një orë e më parë, unë ju falenderoj të gjithëve përzemërsisht për këtë pritje shumë të ngrohtë dhe jam shumë i lumtur.
Që me të rinj dhe të reja si ju, me vajza dhe djem si ju, me burra trima dhe patriotë.
Ne do ta fitojmë këtë betejë dhe do ta fitojmë në radhë të parë për qytetarin e thjeshtë që ka sot më shumë nevojë për mbështetje.
Fitorja në zgjedhjet e ardhshme është e padiskutuar, por duhet të përpiqemi të afrohemi sa më shpejt.
Ju falenderoj të gjithëve.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

