Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Veliaj u ka rikthyer qytetarëve të Tiranës mekanizma mesjetarë për ujë të pijshëm

Blushi: Veliaj u ka rikthyer qytetarëve të Tiranës mekanizma

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar se premtimi i Erion Veliajt për ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë, është vetëm një mashtrim.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Tirana po thahet për ujë dhe se çmimi për investime është rritur me 40%, para që shkojnë në xhepat e zyrtarëve.

“Në Tiranën e vitit 2024, qytetarët u janë rikthyer mekanizmave mesjetare për të siguruar ujin e pijshëm.

Premtimi i Erion Veliaj për furnizim 24 orë me ujë, me cilësi Korçe dhe me çmim Bathore, rezultoi një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Kryeqyteti po thahet për ujë sepse rritja e çmimit me 40% nuk shkon për investime në rrjet por përfundon në xhepat e thellë të Erion Veliaj dhe Elton Kacidhes së UKT, që po shqepen me tendera korruptivë në kurriz të etjes së qytetarëve!

Kjo është kriminale!”, shkruan Teliti.

Të fundit