Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: 10 shkurti do të jetë përgjigjja ndaj kapjes së institucioneve

Boçi: 10 shkurti do të jetë përgjigjja ndaj kapjes së

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka zbardhur qëndrimin e opozitës lidhur me ngërçin e krijuar për reformën territoriale, duke vendosur një kusht të qartë për maxhorancën.

Ai ka deklaruar se opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit përkatës nëse Partia Socialiste nuk tërheq propozimin e saj aktual për rendin e ditës.

Gjatë deklaratës së tij, deputeti demokrat e cilësoi çështjen e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve si një problematikë edhe më të rëndësishme, duke pretenduar se ai “mbahet peng”.

Ai drejtoi akuza edhe ndaj sistemit të drejtësisë, për të cilin tha se “mbron korrupsionin” dhe “komandohet totalisht në vendimet e saj pikërisht nga kryeministri”, duke paralajmëruar se gjithçka do të shprehet në protestën e 10 shkurtit.

Boçi:

Ishte e mirë, e bukur, efektive dhe ndërsa sot ndeshen me absurdin e një drejtësie që mbron korrupsionin, që është pjesë e qeverisjes, që komandohet totalisht në vendimet e saj pikërisht nga kryeministri.

Dhe, të jenë të bindur të gjithë që gjithçka do shprehet në datën 10 shkurt.

Deklarata ime, dalja ime ishte për këtë çështje shumë të rëndësishme, shumë më e rëndësishme se reforma territoriale, sepse ai komisioni kryesor në parlament, është ai këshilli, që është dhe komisioni i mandateve dhe imuniteteve, se është kuintesenca e parlamentit, ai që rregullon marrëdhëniet e deputetit me mandatin dhe ai sot mbahet peng.

Megjithatë, për hir të pyetjes tuaj, unë shpresoj që mos të kesh marrë me induksion paqartësinë e zotit Balla, se dhe ai e kishte këtë lloj paqartësie. Jo, paqartësitë duhen sqaruar, ndërkohë që unë kam deklaruar dhe deklaroj sërish që opozita ka qenë pjesë e këtij komisioni. Thirrjet e këtij komisioni nuk kanë qenë të realizuara në bazën e rregullores dhe kushtetutës.

Dhe është e qartë që si do vazhdohet, duhet një dakordësi e dy bashkëkryetarëve, meqënëse nuk është zgjedhur sekretarja e komisionit, që ne të vendosim datën e mbledhjes së komisionit. Në qoftë se ata nuk e tërheqin atë vendim, atë propozim, do të thotë që ata marrin shumicën dhe në këtë rast Partia Demokratike, opozita nuk ka asnjë arsye të jetë në atë komision. Duhet të tërheqet, të tërhiqet ai vendim, të ruhet pariteti dhe bashkëkryesia.

Të fundit