All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Boçi akuza mazhorancës në Kuvend: Po fshihet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

All - Paragraf - 1

Boçi akuza mazhorancës në Kuvend: Po fshihet kërkesa e

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar sot ne Kuvend mazhorancën se po fshihet pas procedurave për të shmangur diskutimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

All - Paragraf - 3

Gjatë fjalës së tij, Boçi ngriti pikëpyetje nëse Prokuroria e Posaçme heziton të marrë në hetim apo si të pandehur kryeministrin, duke shtuar se, sipas tij, mazhoranca po përpiqet të mbrojë veten përmes interpretimeve procedurale.  

Po ashtu, Boçi kërkoi që Kuvendi të ndërpresë punimet dhe të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar çështjen e heqjes së imunitetit, duke theksuar se situata, sipas tij, kërkon reagim institucional.

“A heziton SPAK të marrë në hetim apo të pandehur kryeministrin. Kjo pjesa këtu reagoi duke qeshur fort. Por ja ku jemi këtu dhe të gjithë fshiheni pas procedurave.

Mbani një kërkesë të SPAK për e heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, dhe ky në fakt është imuniteti i kryeministrit. Ju doni të shpikni dispozita ligjore për të mbrojtur veten tuaj me imunitet. Ndërkohë këtu në sallë mungon Bledjon Nallbati sepse e ka goditur policia e shtetit.

Ju nxirrni edhe njerëz, Forcat RENEA që na bëjnë 6  orë stërvitje, nuk njohin deputetët, këto forca RENEA kë njohin? Po ata që janë shpallur në kërkim a i njohin këta? Të dalin të bëjnë një bilanc sa nga ato të kërkuar të shpallur nga SPAK, kriminelë janë arrestuar.

Por forcat RENEA arrestojnë adoleshentë, përballë parlamentit ishin policët ato që iu kthyen protestuesve, me molotov,. Ky parlament duhet të mbyllet dhe të mblidhet këshilli i mandateve dhe të imuniteteve", u shpreh Boçi. 

 

 

Të fundit