Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi akuzon mazhorancën: Po përvetëson iniciativën e opozitës për mësuesit

Boçi akuzon mazhorancën: Po përvetëson iniciativën e

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën në Kuvend se po përpiqet të përvetësojë një iniciativë ligjore të propozuar nga opozita për çështjet e arsimit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Boçi tha se problemi që prek mijëra mësues është krijuar nga vetë qeveria përmes ligjit për arsimin e lartë dhe vendimeve të saj, ndërsa shtoi se iniciativa për zgjidhjen e tij është ngritur nga deputetja Ina Zhupa në bashkëpunim me sindikatat.

Sipas tij, mazhoranca po përpiqet ta paraqesë këtë propozim si të sajin, ndërsa kritikoi edhe presionet që, sipas tij, ushtrohen ndaj mësuesve gjatë periudhave zgjedhore.

“7 marsi, siç ka gjoja koincidencë dhe sjellja e këtij propozimi me 7 marsin e sivjetshëm. Për një moment më duket sikur jeni senatorë apo ish-ministra, ministra që vini nga një galaktikë X këtu në Shqipëri dhe s'keni lidhje me të gjitha këto padrejtësi tokësore. Duke bërë sikur harroni që jeni ju ata që i kërcisni dhëmbët këtyre mësuesve, sa herë vijnë fushatat elektorale. Edhe i nxirrni përpara atë formularin e patronazhimit që ta plotësojnë me votat, përndryshe, ata largohen nga vendi i punës. Madje, duke bërë sikur keni harruar që ishit ato ishat dhe ato njishat që e krijuat ju këtë problem. Me çfarë? Me ligjin e arsimit të lartë dhe me VKM-të që ju keni nxjerrë. Sepse, kush e krijoi problemin?

Ka dy vite problemi që është krijuar. Kush e krijoi? Opozita? Luan Baçi, Ina Zhupa e krijoi? Jo, e krijuat ju. Ju, si qeveri. Dhe sot po kërkoni gjoja të merrni një pozicion krejt tjetër para 11,000 mësuesve, se nuk janë 6,700. Dhe më vjen keq t'jua them, por ju po vini sot si ai hajduti, i cili kërkon t'i shesë me krenari qesharake mallin atij që ia ka vjedhur, sy për sy në mesditës, mes parlamentit duke ia paraqitur që e ka të vetin. Sepse, shumë e thjeshtë, propozimin e solli zonja Zhupa. Edhe propozimin, dhe iniciativën ligjore, dhe ngritjen e problemit, në bashkëpunim me sindikatat. Por, tani është rrëmbyer nga zonja Kushi, nga mazhoranca, dhe duhet patjetër këta, jo më sipas parimit fëminor, se në politikë nuk ka parime fëminore. Topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë. Po jo, nuk mund të shkojë kështu politika”, deklaroi Boçi.

Të fundit